E premte, 25 Prill, 2025

FORCIMI I MARRËDHËNIEVE TË QSHPZH-SË ME YSAFE

Share

Këtë javë patëm diskutime shumë konstruktive në zyrat tona me përfaqësuesen e  YSAFE-it, Alice Brito, përfaqësuese e Associação para o Planeamento Familiar (APF), Shoqata Anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF). Në këtë takim ishin të pranishëm, Drejtorja Ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), Dr. Elona Gjebrea Hoxha, Koordinatore e Qendrës “Po’’ në Tiranë, Zj. Guina Shkëmbi,  dhe vullnetarë të  programeve QSHPZH-së, Greis Osmani, Danja Nako, dhe Endi Trico. Në këtë takim u diskutuan çështje të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të QSHPZH-së me IPPF dhe YSAFE si dhe planet e programet për të ardhmen.

Faleminderit, Alice Brito, për diskutimin e frytshëm që patëm së bashku dhe për vizitën në Qendrën tonë në Tiranë.

Te tjera

Lajme te tjera