E enjte, 30 Prill, 2026

“Fluturon” çmimi i naftës në Shqipëri, revoltohet Erion Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi!

Share

Çmimi i naftës në mbarë botën dhe në tregje ka rënë ndjeshëm. Kjo erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”.

Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Çmimi i shitjes së naftës në Shqipëri ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër në lidhje me këtë fenomen.

Braçe ka bërë thirrje që të ndalet rritja e çmimit të naftës, të cilin e quan poshtërsi.

“Ndaleni këtë poshtërsi se po abuzohet në mënyrë skandaloze me çmimin e naftës”, thekson Braçe në videon e tij në rrjetet sociale.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje agjencive shtetërore që kontrollojnë distributorët e naftës.

Braçe: Këto janë çmimet e naftës pasdite. 198 lekë për litër, 25 lekë rritje vetëm një një javë. Ndaleni këtë poshtërsi, se kjo është poshtërsi. I keni depot plot këto ditët e luftës. I kanë depot plot nga një periudhë e mëparshme kohore. Kanë ndërtuar një sistem ku i kanë depot plot. Kur këta mbushën depot, para 10 ditëve, 11 ditëve, jo me çmimin e sotëm të bursës, këta që kurrë nuk ulin çmime kur në bursë bie çmimi, kur dollari thyen kokën apo kur euro zhvlerësohet. Ndaleni këtë poshtërsi se po abuzohet në mënyrë skandaloze me çmimin e naftës. Bëjini një inventar dhe kontrollojeni kur i kanë mbushur depot, për të kuptuar se me këtë skemë kanë manipuluar tregun dhe kapur tregun, është në favorin e tyre.

Te tjera

Lajme te tjera