Kronike “Flagranca”/ Efektivët e policisë së Komisariatit nr 4 në Tiranë ndalojnë të rinjtë, sekuestrohen 2 pistoleta dhe një kallashnikov 3 Korrik, 2022 By R S Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Shërbimet e policisë, në dalje të Tiranës, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin Ergys Hidri dhe me pasagjer shtetasit Edison Manaj dhe Enea Shima.Gjatë kontrollit fizik të Enea Shima, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin.Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Edison Manaj, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krehra me municion luftarak dhe një palë dylbi.Njoftimi i plotëFinalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4.Vihen në pranga dy shtetas, procedohet penalisht një tjetër.Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunom me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:– E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;– E. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Shërbimet e policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. H., dhe me pasagjer shtetasit E. M dhe E. Sh.Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. Sh., nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin.Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krëhra me municion luftarak dhe një palë dylbi.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. R S Te tjera Sport “Tërmet” 5 ballësh në Jeddah, Barcelona shkatërron Real Madridin dhe fiton Superkupën e Spanjës Gossip Bleona Qereti hyn në Big Brother Albania, ja misioni i këngëtares brenda shtëpisë “VIP” Politika “Hajde dalim në shesh të burrave!”, Berisha fton Ramën të përballen “kokë më kokë” në televizion Politika Rama sulmon Berishën: Katran, unë nuk merrem me gruan dhe fëmijët e tu! Politika Edi Rama: Nuk jam përdorues droge, paraja s’ka qenë tundim për mua Lajme te tjera Sport “Tërmet” 5 ballësh në Jeddah, Barcelona shkatërron Real Madridin dhe fiton Superkupën e Spanjës Gossip Bleona Qereti hyn në Big Brother Albania, ja misioni i këngëtares brenda shtëpisë “VIP” Politika “Hajde dalim në shesh të burrave!”, Berisha fton Ramën të përballen “kokë më kokë” në televizion Politika Rama sulmon Berishën: Katran, unë nuk merrem me gruan dhe fëmijët e tu!