E diel, 2 Gusht, 2026

Fitore me hije, a e zgjodhën shqiptarët realisht Edi Ramën, apo i dhanë Sali Berishës një votë hakmarrjeje?

Share

Nga Vitor Malaj

Shumë qytetar të këtij vendi kanë një pikëpyetje shumë të madhe në mëndje në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, këto shifra nuk janë normale. Një ditë pas votimit dhe pas një muaji të rrëmujshëm me premtime boshe dhe shpifje pa fund ku shqiptarëve u premtohej petulla me ujë dhe ku shumë familje nuk kanë as ujë, aty ku deputetët nuk ishin parë për vite me radhë dhe një muaj para zgjedhjeve shprehën dashuri për kohën e munguar,aty ku kënetat u bën më pis se sa janë ku dhe bufin se lan rehat dhe ku të gjitha partitë një ditë para zgjedhjeve, thanë se i kishte fituar! Të gjithë e prisnim fitoren e Partisë Socialiste por jo në këto përmasa! Në mendjen time është një pikëpyetje shumë e madhe. A e votuan realisht Shqiptarët Partia Socialiste? Se të votosh një parti që të qeverisi për mandat të katërt do të thotë që ka sjell zhvillim dhe mirëqenie për popullin e vetë apo ishte një votë me grusht të fort për kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha? Partisë Socialiste dhe zotit Edi Rama si kryeministër nuk mund t’ia heqim disa merita të jashtëzakonshme.

1) Në politikën e jashtme ku Shqipëria në historinë e vetë nuk ka qenë asnjë herë më mirë se sa është sot ku më parë kemi qenë viktima e preferuar e fqinjve ballkanas kurse sot liderët e Ballkanit.

2) Ndryshimin ekonomik,nga një ekonomi skllavëruese e drejtuar te fasoneritë dhe kollsenterat në një treg europian turistik këto janë dy fushat që Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshme,

Por lë shumë për të dëshiruar në të gjithë fushat e tjera, ku administrata është mbushur me servilë, injorant, të paftë dhe gjobëvënës, të cilët postin dhe detyrën e trajtojnë si pronë të tyre,ku ligjin se pjerdhin fare, ku në disa raste krenohen nga madhështia e detyrës dhe e karriges që kanë dhe thonë as për Ramën se rrr….jm. E lëmë fituesin dhe kthehemi te e keqa më e madhe te kanceri i demokracisë dhe fatkeqësia e shoqërisë, i cili një pasuri kombëtare si Partin Demokratike e ka kthyer në partin interesave personale. Ku nga partia largon vlerat dhe mban pran vetes servilat dhe plehrat. Të të them zotëri nuk ma nxë goja se vetëm zotëri nuk je, prandaj po të drejtohem në emër, o Sali po të bëj një thirrje largohu nga Partia Demokratike bashkë me këlyshët e tu. Në zgjedhjet e 11 Majit shqiptarët nuk të futën një shpullë, por të vunë tritolin për tu shfarosur nga ajo parti dhe Shqipëria pasi ti vetëm fatkeqësi ke sjell sa herë që ke qene në pushtet. Dhe kthimi jot në parti ishte për ti shërbyer familjes dhe jo opozitës, po pate kurajon dhe je aq burrë sa thuaj ik largohu nga ky vend, se ti je anti Shqiptari më i madh dhe njeriu që i ka sjellë më shumë fatkeqësi në historinë e këtij vendi, shko rri në ditët e fundit që të kanë mbetur në Athinën tënde të dashur me Beleri ose në Beograd e Milosheviçit prononto dhe vendin të prehesh i qet atje pranë bashkëpunëtorit tënd dhe udhëheqësit tënd shpirtëror Sllobodan Milosheviçit të paktën do na bësh një nder nuk do e bësh pis tokën Arbërore. Dhe dy fjalë për ty zoti Rama mos luaj dhe mos u kreno me votuesit që të votuan, krenarin mbaje për vete tani ke për detyrë t’i shërbesh popullit jo vizualisht, por realisht, ta shkundësh administratën, mos ta quajnë veten pronar, por të jenë shërbëtor të popullit.

Te tjera

Lajme te tjera