Liverpuli mposhti Ullverhemptonin me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për javën e 6 të Premier Ligës, duke siguruar 3 pikë të arta në këtë transfertë delikate.
Duket se të kuqtë ia kanë marrë dorën “ujqërve”, ku në 16 përballje me njëra-tjetrën në Premier Ligë, Liverpuli ka triumfuar 15 herë.
Konate hapi serinë e golave në minutën e 45+2, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë.
Vendasit arritën të reagonin në minutën e 56, me Ait Nuri, që vendosi baraspeshën e përkohshme, teksa për golin e fitores mendoi Salah në minutën e 61, me egjiptianin që goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky ishte triumfi i 5-të në 6 javë për Liverpulin që ka marrë kreun e renditjes.