FIFA ka konfirmuar 12 stadiumet që do të presin ndeshjet për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet verën e ardhshme. Turneu, i planifikuar të fillojë më 15 qershor, do të zhvillohet në SHBA dhe tashmë ka ndezur polemika për formatin e tij.
SHBA, që gjithashtu do të presë e Kupës së Botës në vitin 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë, do të ofrojnë 12 stadiume për turneun.
Stadiumi MetLife në Nju Jork (82.000 vende) do të presë finalen e këtij kompeticioni të ri. Rreth 32 skuadra do të garojnë në 63 ndeshje në 12 impiante për të fituar titullin e kampionëve të Kupës së Botës për Klube.
Stadiumet e zgjedhura shkojnë nga kapacitete prej 20,000 vendesh deri në 88,500. Ndeshjet do të zhvillohen në qytetet ikonë të SHBA-së si Los Angeles, Nashville dhe Washington D.C.
Stadiumi më i vogël që do të përdoret është “Audi Field” në Uashington D.C. me 20 mijë vende.
Vetëm tre impiante të tjera që përdoren vetëm për ndeshjet e MLS do të përdoren për Botërorin e Klubeve, Stadiumi TQL në Cincinnati; Geodis Park në Nashville, Tenesi; Stadiumi Inter&Co në Orlando.
Ndërsa gjashtë stadiume të NFL do të përdoren nga bota e futbollit këtë verë – duke përfshirë dy super stadiume prej 1.2 miliardë sterlinash.
Si stadiumi “Mercedes-Benz”, shtëpia e Atlanta Falcons, ashtu edhe stadiumi MetLife, shtëpia e New York Jets dhe New York Giants, do të presin ndeshje për turneun.
Stadiumi më i madh do të jetë ai ikonë Rose Bowl në Kaliforni. Ish-stadiumi olimpik ka një kapacitet prej 88,500 vendesh dhe ka mbajtur një rekord prej 106,869 tifozësh në të kaluarën.
Arena e pabesueshme e ngjashme me Koloseumin njihet si një pikë referimi Historike Kombëtare në SHBA.