E martë, 24 Nëntor, 2026

Fenomeni i bullizimit, Elona Gjebrea del me thirrjen e fortë: Janë dhënë 2000 urdhra mbrojte dhe 4300 denoncime për dhunë në 2023, ngritja e platformës kombëtare për dhunën dixhitale domosdoshmëri

Share

Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format kryesore të dhunës, që raportohet nga fëmijët dhe adoleshentët. Ekspertë, prindër dhe zyrtarë nënvizojnë se përballja me të është e vështirë edhe për shkak të formave të reja të komunikimit përmes rrjeteve sociale. Njohës të këtij fenomeni, sikundër drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), Elona Gjebrea sqaron gjithashtu, se bullizmi frymëzohet më së shumti nga dhuna e shtrirë në masë të gjerë në shoqëri. Zonja Gjebrea ka folur në një media për fenomenet e bullizmit dhe dhunën, teksa ka dalë me thirrjen e fortë. Sipas saj, vetëm në vitin 2023 janë dhënë 2000 urdhra mbrojte dhe 4300 denoncime për dhunë në 2023 dhe në këto kushte, ish-deputetja e PS Gjebrea, thekson se ngritja e platformës kombëtare për dhunën dixhitale është domosdoshmëri.

“Duket se ka një kompleksitet të rrethanave. Mesa duket janë përfshirë sisa persona. Bëhet fjalë dhe për një dhunë bashkëshortore, e mbase dhe problem të tjera ekonomike  Pra në fund të ditës flasim për një shqetësim për sa i përket dhunës në familje. Vetëm  në 2023 janë raportuar 4300 denoncime në policinë e shtetit dhe rreth dy urdhra mbrojtje. Kjo është një kambanë alarmi për të kuptuar se përse ndodhin këto gjëra dhe pse vazhdojmë të kemi shifra të numrit të rritjes së rasteve. Mendoj se struktura e hetimit kibernetik në policinë e shtetit, duhet të jetë një strukturë e fuqizuar, bashkohore, me nevoja për trajnime dhe akses, siç i kanë dhe në vende të tjera”, deklaroi drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), Elona Gjebrea.

Te tjera

Lajme te tjera