Në prag të festave të fundvitit, ambientet e Kopshtit “Çufo” në Tiranë janë mbushur me ngjyra, buzëqeshje dhe emocione të sinqerta. Fëmijët e vegjël kanë shkruar kartolina urimi për njëri-tjetrin , duke shprehur dashuri, miqësi dhe gëzim përmes fjalëve të thjeshta, por plot kuptim . Çdo kartolinë është më shumë se një punim kreativ – është një ushtrim i mendjes, i dorës dhe i zemrës, sepse festat fillojnë aty ku vogëlushët mësojmë të shprehim ndjenjat dhe të ndajnë dashuri. E pranishme ka qenë edhe drejtoresha e Pergjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve Bashkia Tirane, Zhaneta Beqiri.
Share
Te tjera
