“Për 25 ferederata është 700 milionë lekë, nga 1 miliardë e 700 milionë. Kjo është e pafalshme,”-u shpreh Fidel Ylli, president i KOKSH.
Ulja drastike e fondit për sportin në vitin 2022 detyroi komitetin olimpik kombëtar shqiptar të mbante sot një takim me përfaqësues të qeverisë ku prezentë ishin edhe të gjithë federatat sportive që e përbëjnë atë
“Në skemi një sallë ku të stërvitet ekipi kombëtar. Skemi gara ndërkombëtare nëqoftëse nuk arrin ti realizosh me xhepat e tu. Është e tmerrshme. Kemi qenë më mirë në kohën e Enver Hoxhës,”-deklaroi Rozana Gjergji, zv/presidente e Shahut.
“Nëqoftëse do vazhdojmë me këtë situatë që është sot mos të shpresojmë një medalje olimpike, europiane apo botërore,”-tha Briken Calja, peshëngritës.
Në këto kushte të pranishmit nënshkruan një peticion, duke i kërkuar qeverisë legalizimin e basteve sportive, me qëllim që një pjesë e të ardhurave të shkojnë për sportin.
“Janë milionë euro që luhen sot live. E dinë të gjithë. E di kryeministri, e dinë deputetët dhe si mbyllin dot. Atëherë? Duhet ti formalizojmë në kompani të mëdha globale, që ato të ardhura ti shkojnë rinisë, ti shkojnë sportistëve, ti shkojnë këtyre kampionëve,”-deklaroi Fidel Ylli, president i KOKSH-it.