E diel, 20 Prill, 2025

Fatos Tarifa “djeg” alibitë e Berishës: Zero shanse që SHBA të anulojnë “non gratën” për ish-kryeministrin, ambasadorja Kim flet në emër të DASH

Share

Çdo ditë që kalon, shtohen zërat se ish-kryeministri Sali Berisha e ka të humbur betejën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-kryeministri Berisha këmbëngul se do të vijë dita që amerikanët ta amnistojë atë, ndërkohë që paralelisht krijon alibi se koha do t’i japë të drejtë atij. Por, duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Tarifa, cili dje në një studio televizive u shpreh qartë se ekzistojnë zero shanse që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të anulojnë “non gratën” për ish-kryeministrin Berisha.  Ai theksoi, se deklarata me e fortë ishte ajo që bëri ambasadorja e SHBA Yuri Kim që tha se Berisha rrezikon interesin kombëtar të Amerikës.“Nëse Sali Berisha është vlerësuar si “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, nuk ka kthim pas, ai është i tillë. Deklarata më e habitshme dhe më e pritshme ishte ajo e ambasadores Kim, se ky njeri përbën rrezik për interesin kombëtar amerikan. Kjo ishte diçka që nuk ishte thënë më parë, që është i korruptuar që ka luajtur rol negativ, por që përben rrezik për interesin kombëtar amerikan ishte një deklaratë shumë e fortë që bëri ambasadorja. Shqipëria është një aleate e SHBA dhe mund të them që është aleate e rëndësishme nuk është një aleate një aleat strategjik, Amerika është për ne në aleat strategjik, domethënë në këtë rast nuk ka reciprocitete” tha ai. Ndër të tjera, Tarifa u shpreh, deklaratat që ka bërë ambasadorja e Amerikës Yuri Kim janë mesazh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, nuk janë qëndrime të sajat. Ai vijoi më tej duke thënë, se është e habitshme që ka njerëz që i shkojnë nga pas akoma ish-kryeministrit Sali Berisha.“Deklaratat e ambasadores janë mesazh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë qëndrime të sajat. Mua më habit akoma ajo shpurë njerëzish që i shkojnë akoma pas Sali Berishës. Kaq naivë mund të jenë këta njerëz që nuk e kuptojnë se nëse nuk të do Amerika ka mbaruar. Këta thonë Konventa e Vjenës kur se kanë idenë fare se çfarë është konventa”, tha ai. 

Tarifa: Berishën se do Amerika nga Sorosi, qesharake

Ndërkohë, ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Tarifa, i pyetur lidhur me disa deklarata se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “non grata” Sali Berishën për shkak të miliarderit George Soros, ai u shpreh se kjo është qesharake. Sipas tij, për Soros nuk pyet asnjë në Departamentin e Shtetit.“Kush është zoti Soros? Një i moshuar, 97- vjeç, kush pyet për të në Departamentin e Shtetit? Ne Sorosit duhet t’i ngremë një bust të vogël këtu, jo një monument të madh, një bust të vogël për atë çfarë ai ka bërë kundër komunizmit për zhvillimin e demokracisë. Domethënë, Berishën nuk e do Amerika për shkak të Sorosit, është për të qeshur”, tha ai. Ndër të tjera, Tarifa u shpreh, se Shqipëria është një vend tek i cili Amerika beson se mund të luajmë një rol vërtetë konstruktiv në Ballkan. Ai theksoi, se Amerika kërkon që të kesh një politik demokratike dhe jo njerëz që pengojnë zhvillimin demokratik.“Ne jemi një vend tek i cili Amerika beson se mund të luajmë një rol vërtetë konstruktiv në Ballkan dhe Ballkani përbënë një rajon të rëndësishëm për Amerikën. Në rastin e anëtarësimit të vendit në BE Amerika luan rolin e në një fuqie të madhe evropiane. Amerika kërkon që të kesh një politik demokratike dhe jo njerëz që pengojnë zhvillimin demokratik. Aksioni i kohëve të fundit i Sali Berishës pengon zhvillimin e një opozite të fortë. Opozita tani është e dobët. Qeveria është duke u bërë shumë e fortë”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera