Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, ka rrëfyer në mënyrë të detajuar tmerrin që përjetoi gjatë protestës së 21 Janarit 2011, ku mbeti dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve tragjike. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, z. Klosi thotë se protesta nisi paqësisht përballë Kryeministrisë (15 vite më parë), por u acarua qëllimisht nga reagimi i forcave të policisë me gaz lotsjellës dhe topa uji. Sipas Klosit, situata u qetësua në fund, kur protestuesit po shpërndaheshin. Pikërisht në atë moment, ai rrëfen se filluan të shtënat me armë zjarri nga Garda. “Mbi kokat tona binin degët e pishave të prera nga plumbat”, kujton Klosi, duke e cilësuar skenën si tronditëse. Ai shprehet i bindur se vrasjet nuk ishin spontane, por të planifikuara më parë. Sipas tij, urdhri për të qëlluar u dha në fund të protestës, pasi mungonte çdo justifikim për përdorimin e armëve. Klosi thekson se asnjë ushtarak nuk do të guxonte të qëllonte mbi turmën pa një urdhër të drejtpërdrejtë. Përgjegjësia kryesore, sipas tij, ndodhet në majën e zinxhirit komandues. Ai akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha si autorin politik dhe penal të asaj që ndodhi. Klosi pohon se Garda u përdor qëllimisht nga drejtuesit e saj më të besuar. Sipas tij, drejtësia ka vonuar për vite me radhë për shkak të ndërhyrjeve politike. Ai shprehet se SPAK duhet ta çojë çështjen e 21 Janarit deri në fund, për hir të familjarëve të viktimave dhe të së vërtetës.
–Z. Klosi, ju keni qenë prezent në protestën e 21 Janarit 2011. Si e kujtoni atë ditë dhe çfarë po ndodhte realisht sipas jush?
Po, kam qënë në bulevard, përballë Kryeministrisë. Ishte një protestë e programuar për të protestuar ndaj korupsionit qeveritar, konkretizuar nga aferat koruptive të komponentit LSI, të koalicionit qeveritar. Pas disa protestave të heshtura të opozitës së kohës, ishte përhapur një ide se kjo do të ishte pak ndryshe. Protesta fillojë e qetë para Kryeministrisë, por policia me topin e ujit dhe me gazin lotsjellës u përpoq më shumë ta acaronte turmën se sa ta shpërndante. Disi më e acaruar filloj protesta në bulevard, para piramidës, ku një grup të rinjësh u përplas me policinë dhe u fut në lulishten para piramidës, duke bërë dhe dëme. Më pas gardhi i policisë, para Kryeministrisë, u terhoq nga trotuari dhe policët u futën brënda gardhit. Vazhdimi qe më i qetë deri drejt fundit të protestës. Atëherë ndodhi çudija, kur njerzit po largoheshin filluan krismat e armëve, filluan të na binin mbi koke degët e pishave dhe u morr vesh që ishte qëlluar dhe mbi turmën , me të vrarë dhe të plagosur.
-A mendoni se protesta ishte spontane apo kishte elementë të përshkallëzimit të qëllimshëm të situatës?
Protesta nuk ishte spontane, ishte e organizuar, por pa përshkallëzim të qëllimshëm, se më e “egra” nga ana e turmës ishtë përplasja më policët në trortuar, me bishtat e pankartave.
-Si e vlerësoni reagimin e forcave të sigurisë dhe përdorimin e armëve ndaj protestuesve?
Reagimi i forcave të sigurisë, pa filluar protesta, ishte i paarsyshëm dhe e acaroi turmën, pastaj me largimin e policisë pati një qetësi relative. Fillimi i qitjeve nga ana e Gardës, qe një përshkallzim absurd, që të bën të besosh, që ishte i parapërgatitur.
-A ishte e justifikuar vrasja e katër qytetarëve të pafajshëm para Kryeministrisë?
Analiza ime e gjithë situatës, deri në të shtënat dhe vrasjet e plagosjet e protestuesve në bulevard, më ka çuar në bindjen se vrasjet ishin planizuar, prandaj policia u përpoq ta acaronte turmën,që të justifikoheshin vrasjet. Duke mos pasur acarime gjatë protestës, nga fundi i saj u dha urdhëri për të shtënat, se njerzit po iknin dhe pastaj ato nuk do justifikoheshi dot fare. Ndaj dhe duhen pyetur ata që dhanë urdhër, pse ju duheshin vrasjet.
-SPAK po heton ish-kryeministrin Sali Berisha për “21 Janarin”. Sipas jush, a ka ai përgjegjësi direkte politike apo penale për atë që ndodhi?
Përgjegjësia është në majën e piramidës urdhruese të forcave që qëlluan mbi turmën, se asnjë nga ushtarakët nuk do ta bënte me vullnetin e tij, pasi ata e dinë shumë mirë se armët është e ndaluar përdoren kundra turmave, edhe në situata më të rënda. Dhe maja e piramidës urdhëruese në atë godinë ishte Kryeministri. Ai ka përgjegjësi direkte penale për atë që ndodhi, ai ishte i interesuari që të ndodhte.
–A mund të ndodhte ajo që ndodhi pa miratimin ose dijeninë e kryeministrit të asaj kohe?
Jo, asnjëri prej ushtarakëve nuk do ta bënte, se nuk kishte asnjë arsye të përcaktuar nga situata, arsyen e di vetëm ai që e dha urdhërin.
-Kush mban përgjegjësinë kryesore për urdhrin për të qëlluar: strukturat e sigurisë, Garda, apo zinxhiri politik i komandës?
Vetë fakti që të shtënat vrasëse (jo ato që rrëzuan degët e pishave) janë bërë nga drejtues të Gardës, tregon se për këtë krim janë zgjedhur më të besuarit dhe sigurisht duke ju premtuar se asgjë nuk do tu ndodhte, siç vërtet ndodhi .
-Protesta e 21 Janarit u nxit nga publikimi i videos së korrupsionit që implikonte Ilir Metën. Sa e drejtë ishte reagimi qytetar dhe a u instrumentalizua protesta politikisht?
Përgjgjësi për këtë krim mban ai që e urdhëroi dhe të gjithë ata që ju bindën urdhërit.
-A mendoni se skandali i Ilir Metës u përdor si shkak, por jo si qëllimi real i asaj që ndodhi?
Nuk besoj se Ilir Meta ka qënë dakort apo që ka ditur se do ndodhnin vrasje.
-Sot, pas 15 vitesh, si e shihni përgjegjësinë politike të Ilir Metës në këtë ngjarje?
Iliri nuk ka përgjësi për këto vrasje, por ai gaboi kohët e fundit, kur u ofrua që të ndihmonte drejtësinë për zbardhjen e çështjes. Vrasjet nuk i bënë protestuesit ( siç pretendoi në fillim Kryeministri) ndaj për atë që ndodhi nuk janë ata përgjgjësit. Reagimi i pushtetit, që përfundoi me vrasje, është përgjegjësi e pushtetit. Dhe ai Pushtet, është mburrur më vonë së do ta bënte prap, edhe për Kryetarin e Opozitës, nëse do guxonin t’i shkelnin barin e oborrit të Kryeministrisë. Ajo që ndodhi, nuk është Protesta, janë bërë dhe bëhen përditë të tilla, vrasjet i bëri Kryeministri i kohës, i vetmi që mund të guxonte, për ti treguar vëndit dhe botës, se ai mund ta bënte zap këtë popull, qoftë dhe me vrasje, ndaj ai ishte ai që e meritonte të qeveriste. Në atë kohë,edhe aleatët tanë mendonin së për Shqipërinë, për ato që kishin ndodhur, më e rëndësishme ishe Siguria se sa Demokracia, sipas tyre Demokracia pret ndërsa Siguria nuk pret, dhe Kryeministri këtë e dinte, ndaj donte të tregonte se ai e garantonte Sigurinë, qoftë dhe duke vrarë.
-Kanë kaluar 15 vite nga 21 Janari. Pse drejtësia ka vonuar kaq shumë?
Drejtësia deri tani ka vonuar se ka qënë e urdhëruar dhe e pazonja për të qënë e pavarur në dhënien e drejtësisë.
-A keni besim se SPAK do ta çojë këtë çështje deri në fund, pavarësisht emrave të përfshirë?
Duhet ta çojë deri në fund çështjen e përgjegjësive të 21 janarit, pavarësisht nga besimi im dhe i yti.
-Çfarë do të thotë drejtësi për familjarët e katër viktimave sot?
Drejtësia për ta , si hap i parë sipas meje, do ishte të dëgjonin pse u vranë të dashurit e tyre. Pastaj dhe shqiptarët duhet të fillojnë të kuptojnë, për së sillen kështu shefat e tyre.
-A mendoni se kjo çështje mund të mbyllet pa dhënë llogari personat përgjegjës?
Nuk duhet të mbyllet pa sqaruar përgjegjësit dhe qëllimet e tyre në këtë ngjarje shumë të rëndë.
-Nëse “21 Janari” do të ndodhte sot, a do të reagonte ndryshe shteti shqiptar?
Jo sot e as nesër nuk do ndodhin veprime të tilla. Molotovët po përdoren pothuaj çdo javë, forcat e sigurisë i shuajnë zjarret e tyre dhe presin deri sa protestuesit të vendosin të shkojnë në Selinë e tyre.
-Çfarë mesazhi keni për drejtësinë dhe për politikën shqiptare lidhur me këtë ngjarje?
Mesazhi im për Drejtësinë e Re, si dhe i të gjithë shqiptarëvë, është që me punën e tyrë të bëjnë drejtësi. Politikanët të bëjnë politkë dhë jo krime.
-Sipas jush, kush janë përgjegjësit realë të “21 Janarit”: individë të veçantë apo një sistem i tërë?
Përgjegjësi i real i ‘21 janarit’ është Kryeministri i kohës.
Intervistoi: Rigels Seliman
