E shtunë, 3 Tetor, 2026

Fatos Klosi: Ja si amerikanët spastruan nga politika shqiptare Sali Berishën vetëm me një lëvizje, ju tregoj vendimin e SHBA që hodhi në erë të gjitha planet e tij

Share

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet se në spastrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga politika shqiptare qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Klosi shprehet se ishte SHBA që i prishi të gjitha planet e Berishës duke nisur me vendimin për ta shpallur “non grata”. Qysh nga 19 maji i vitit 2021, kur Sekretari Amerikan i Shtetin, Antony Blinken e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve, kanë rrjedhur shumë ngjarje, madje shumë prej të cilave përtej çdo lloj parashikimi. Për Klosin ky vendim “varrosi” Berishën që donte të mbetej si personazhi që rrëzoi sistemin komunist dhe solli demokracinë. Për Klosin sistemi komunist ra, pasi ai ishte i dështuar në parim dhe kjo nuk ishte meritë e Berishës. Nga ana tjetër Klosi është pyetur dhe për lëvizjen më të fundit të Berishës, ajo e protestave. Pasi Berisha dështoi të largonte Edi Ramën me votë nga pushteti, ka në plan të kthehet sërish në rrugë. Klosi tha se qytetarët e dhanë verdiktin e tyre në zgjedhjet e 14 majit. Në fund të të intervistës ish-kreu i SHISH komentoi dhe debatin më të fundit në gazetën “SOT” për luftën partizane. Sipas Klosit, studimet e huaja së fundmi tregojnë qartë se ballistët kanë bashkëpunuar me gjermanët dhe gjithë forcat e xhandarmërisë së veriut bashkëpunuan hapur me gjermanët

Zoti Klosi, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe mediave, duke i bërë përgjigjes për humbjen e 14 majit. Madje Berisha ka paralajmëruar se opozita do të ringrihet përmes protestave. Si i shihni këto deklarata dhe pse ai nuk merr përgjegjësi për humbjen?

Berisha beson se këto deklarata mund t’i besojë dikush, e bënë ambasadoren pjesë të PS derisa thotë se ajo ka sabotuar fitoren e PD. Ai po flet pafund mbase ndonjë gjë nga ato do besohet, por më duket shumë absurde në fundin e karrierës së tij politike. Për mua i ka ardhur fundi por ai nuk do që të dorëzohet, ajo ‘non grata’ që i dha SHBA i ka prishur të gjitha planet, ai shpresonte të ishte një personazh  historik, të mbetej si ai që rrëzoi sistemin komunist dhe solli demokracinë por ai sistem ra sepse ishte i dështuar në parim. Mënyra më e lehtë është ta largosh përgjegjësinë nga vetja dhe ta hedhësh tjetër. Problemi është se ata që e dëgjojnë, a e besojnë, sigurisht që jo. Ata thanë në 14 maj do jetë dita e shpresës dhe se përmendën kurrë që mund të humbnin dhe ndodhi që humbën dhe duhet të jepnin llogari dhe të largoheshin, por ata nuk e bëjnë këtë. Por diferenca në zgjedhje ishte shumë e madhe, PS mori votat e veta, ndërsa koalicioni tyre humbi sepse nuk vajtën njerëzit e  tyre që të votonin.

-A besoni se qytetarët do t’i bashkohen thirrjes së Berishës, duke dalë në protesta kundër qeverisë?

Absolutisht që jo. Qytetarët e dhanë verdiktin e tyre në zgjedhjet e 14 majit. Unë nuk besoj se tani do t’i venë nga pas. Mbase do ishte mirë t’i provonte ca protesta sepse do tregonin se ka gabuar se ka akoma njerëz që do tu shkojnë nga pas. Ka akoma që mund t’i shkojnë nga pas por janë shumë pak në krahasim me opinion publik , ai do ta kuptoj që nuk i shkon asnjë nga pas. Unë them që ta kishte kuptuar nga zgjedhjet dhe të mos lodhej me protesta. Njihet për kokëfortësinë e tij, por le ta provojë dhe të kuptojë se epoka e tij ka marr fund.

–Ndërkohë pyetja e fundit ka të bëjë me një debat që është hapur së fundmi sa i takon LANÇ. Prej disa ditësh kreu i ISKK, Çelo Hoxha ka nisur një lufte ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Zoti Hoxha që paguhet nga taksat tona dhe është aty për të folur me fakte, e cilëson luftën partizane si vëllavrasëse dhe për Heroin e Kombit, Qemal Stafa thotë se ka qenë vegël e fashistëve dhe se sipas tij, 5 Maji dhe 28 mijë dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e vendit nga okupatori nazifashist janë mashtrimi i madh. Keni një koment? A duhet të merren masa ndaj tij?

Të gjithë ata që bashkëpunuan me okupatorin mundohen që të shpëtojë të shkuarën e tyre, debati për atë histori është i vjetër dhe është histori pa kuptim. Ata që bashkëpunuan me fashizmin dhe ata që u larguan nga Shqipëria në ‘44 dhe shkuan në Itali u ndëshkuan atje si bashkëpunëtor të fashizmit. Në përkthimet që po bëhen tregohet qartë se ballistët kanë bashkëpunuar me gjermanët dhe gjithë forcat e xhandarmërisë së veriut bashkëpunuan hapur me gjermanët. Janë të gjithë arkivat e anglezëve dhe në të gjitha tregohet kjo dhe thuhet se balli ka bashkëpunuar me gjermanët kur ata ishin në Shqipëri. Historia duhet të mbështetet në dokumente dhe jo në deklarata të njërit apo tjetrit, kështu që ky debat është hapur shumë herë dhe si është hapur ashtu do të mbyllet prapë.   

Te tjera

Lajme te tjera