E shtunë, 12 Shtator, 2026

Faltorja hierore, selia e krijuesit, shtysa e parë hyjnore

Share

Teoritë shkencore të krijimit të Gjithësisë konvergojnë në Aktin e vetëm të krijimit, shtysa e parë hyjnore”. Homeri dhe Dijetarët e lashtë shtysë të parë hyjnore theksojnë: “Dodona e Largët Perëndi Pellazge që sundon mbi Dodonë” & “O Mbret Zeues, që sundon dodonat e Dodonën”.

Ata shkruajnë për dy Tempujt më të lashtë mbi Dhe në qytetin Dodonë. Ajo nuk është fantazi e poetëve por ngjarje konkrete, qytet prehistorik shumë i debatuar i shquar për Faltoren më të vjetër, të parin, Tempull më i lashtë mbi Dhe, sendi e selia konkrete e perëndisë Dodonë ku ndodhet edhe Orakulli i Zeusit më i vyer për njerëzinë i Lisit të Shenjtë.

Dodona e pazbuluar në dymijë vite është pa mëdyshje shtysa e parë hyjnore e dialektikës së shoqërisë njerëzore ndaj kërkohet dhe debatohet. Të lashtët pellazgë e pasardhës pellazgë kishin Ajshtajnët e vet. Ata theksojnë Dodonën e shquar për sendin konkret të Perëndisë Dodonë. Zot, Allah, etj sinonime emri të Krijuesit, fuqi e mbinatyrëshme konkretizohen në Faltoren Hierore e pa gjendur për lashtësinë e madhe.

Ajo është krijuesi i dialektikës së shoqërisë njerëzore. Krijues ka vetëm Një e jo dy. Mendoj se ajo është edhe Krijuesi i dialektikës së Natyrës për të cilën duhen studiuar librat e shenjtë dhe tekstet Orfik se përshtatin të dhëna filozofike të pranuara edhe në shkencat e Natyrës. Bibla në thëniet: 

1- “Në fillim Perëndia krijoi qiejt e Tokën” 

2- “Toka ishte pa trajtë e zbrazët”pranohet mjegullnaja, shkëputja, ftohja e dëndësimi i masës së gaztë që rotullohej në formë shtjelluese nga mer kuptim: kur u nda qielli me tokën Perëndia hyjnizoi një kodrinë në Epir. Dodona e pazbuluar nuk është më enigma por Kamniku Neolitik. Dëshmitë arkeologjike të jashtëzakonëshme të zbuluar në Kamnik nuk janë më mister e për përdorim të brendshëm. Studimi kritik i kulturës neolitike, gërshetimi në terenin konkret me kulturën botërore dhe gjithëçka ka në Kamnikun Neolitik provojnë qytetin Faltore Dodona.

Objektet e pagjetura në asnjë vend të vlerësuara mister flasin për super zhvillim prehistorik i ndërprerë me groposjen e qytetit e qytetërimit dodonian të paditur të parë mbi Dhe me kryeqendër Faltoren Dodonë, filli i qytetërimeve e kulturave pasardhëse me bazë në qytetërimin Pellazg. Qytetërimi dodonian ish universal me dije kozmologjike e gjuhë universale pellazgjike.

Vazhduesi i pastër e trashëgimtari i drejtpërdrejtë i tij jemi ne shqiptarët. Filli historisë së njerëzimit nis në Faltoren Hierore. Pellazgët prejardhjen e shpegonin me kuptime të Shpërthimit të Madh, zhvillimeve që kanë ndodhur para Tij dhe filozofi kozmologjike, prezente në ditët tona me mikrovalë që vazhdojnë të përhapen në gjithësi dhe nga shkëmbi hyjnor. Paraardhësit në Dodonë u bënë një me natyrën, lindi besimi shpirtëror, feja, hyjnitë e para, kultet e filozofia kozmologjike.

Dijetarët pranojnë Krijuesin shtysë e parë hyjnore të dialektikës së natyrës e shoqërisë njerëzore, fuqi e mbinatyrëshme, matrje e kulluar. Krijuesi dialektikës shoqërisë njerëzore është Faltorja Hierore Dodonë. Ajo administroi Gjithësinë me ligje të përjetëshme dhe vlera universale. Gjithëçka lindi në Dodonë, te e veçanta e qytetit prehistorik, Faltorja Hierore, shtysa e parë hyjnore.

Dialektika e shoqërisë njerëzore ka fillim në kohë. Evolucioni mendohet se zgjati 9-12 milion vite. Zoti krijoi më parë vertebrorin, sisorin, kafshët e egra e në fund njerinë. Evolucioni njerëzor përfundoi në Gurra Mitologjike në Dodonë bashkë me Akullimin.Akullimi varrosi nën akuj njeriun në Glob. Fatlumi ndodhi në Dodonë. Pellazgë hyjnorë mbijetuan dhe u bënë pjellë e racës njerëzore. Ata dolën nga shkëmbi gjuhëfolës dhe lindi gjuha pellazge e Perëndisë, gjuha shqipe e shkëmbit, vlerë universale, shenjë e kombërisë shqiptare.

Jeta e Re pas Përmbytjes së Madhe nisi në Dodonë nga një grup pellazgësh falë Nënës së Madhe, shtysë e parë hyjnore Faltorja Hierore. Pellazgët e dolë nga shkëmbi, lindur e mbirë nga Dheu në Dodonë u shpërndanë në botë si misionarë të hapjes së qytetërimit. Njeriu është autokton në Tokë dhe nuk ka zbritur nga qiejt apo jashtëtokësorë të ardhur nga një planet tjetër. Mendohet për jetë në një dy planete të tjera e pa konfirmuar dhe as e kundërshtuar. Krijues i qytetërimit botëror është Faltorja Hierore Dodonë.

Ajo vë pikën mbi i të popullit misionar në shtegëtim të vazhdushëm për përhapjen e qytetërimit kozmologjik dodonian të parë mbi Dhe me dije natyrore. Krijuesi 300 mijë vite më parë përzgjodhi homolifinë arjane për qënie të zgjuar njerëzore. Ato kohra lindën besimet animiste falë shtysës së parë hyjnore. Tempulli më i lashtë mbi Dhe, sendi konkret i Krijuesit, Perëndisë Dodonë, Zoti i Madh ose Allahu, etj lindi në Gurrat Mitologjike.

Perëndia Dodonë me ndarjen e Qiellit me Tokën ose dëndësimi, ngurtësimi, ftohja e mjegullnajave inkandeshente të gazta dhe krijimin e planetit ka hyjnizuar një kodrinë në Epir, hipërë, sipërë të tërëve, send e seli konkrete të saj, Faltoren Hierore, shtysa e parë hyjnore për Krijimin e administrimin e Gjithësisë dhe të jetës së gjallë në Tokë. Send e qendër hyjnore politike e Qiellit e Tokës së aso bote ish Faltorja Hierore Dodona. Faltorja Hierore, e veçanta e qytetit prehistorik të perëndisë Dodonë, vlerë universale e njerëzimit, është më e vjetra, më e para, Tempulli më i lashtë mbi Dhe. 

Tempulli lindi në Gurrat Mitologjike bashkë me besimet animiste dhe majë Shkëmbi para 50 mijë vitesh kur besimet fetare natyraliste në një Perëndi, Zot të vetëm bëhen më të dukëshme. Tempulli i parë mbi Dhe, Faltorja Hierore e ndërtuar nga të parët arjanë, arkadhë, tirenj e pellazgë ish i veçantë për shpikësit e mitologjisë. Dodona në panteizmin prehistorik bëri një njeriun me natyrën. Mitologjia e emërtuar është pasardhëse e mitologjisë së paemërtuar dodonase. Faltoren Dodonë e respektonin të gjithë popujt e Dheut. Ata vinin nga shumë larg me dhurata për të lypur fat e bekimin e Perëndisë.

Gratë e faltores ja qëllojshin të vërtetës. Rol të madh në punën e Hierores luanin orakujt e Zeusit në vartësi të qendrës shpirtërore të Dodonës Pellazgjike. Hierorja e parë e Botës kish në vartësi e administratim faltore të vogla lufro apo lushie në të gjitha vendbanimet pellazge të krijuara pesëmijë vite pasi përfundoi cikli i fundit akullnajor. Ajo kish dhe dy faltore më të mëdha jashtë kontinentit në Armeni e Egjypt ku banonin pellazgë por më të vogla se ajo e qendrës në Dodonë. Ato mbanin lidhje të gjalla e të forta me Hieroren në Dodonë ku hynin e dilin shpikjet e kohës. Kultet dodonase u shfrytëzuan dhe u përshtatën nga fetë e reja kristiane, islame, budizmi, etj.

Profetë e shënjtorët e tyre janë bij të Perëndisë e theksuar qërtë në librat e shenjtë. Kronologjikisht në kohë e hapësirë ata janë bij e të dërguar të perëndisë më të lashtë, Dodona e Largët, Perëndi Pellazge dhe send konkret Faltorja Hierore. Fetë e reja u futën me forcën e pushtetit. “kemi të tjerë jashtë gardhit” ose pellazgë e pakonvertuar në kristianë i cili fillon në vitin Një nga Jezu Krishti dhe nuk do të thotë jashtëtokësorë.. Orfizmi ish besim fetar i vonë Pellazg pas qytetërimit dodonian deri në ag të krishtërimit.

Feja lindi në Dodonë kur jeta bëhej tërësisht natyrës, shpellave e zgavrave e të dukëshme rreth 50 mijë vite të shkuara në Faltoren Hierore, sendi e selia e shtysës së parë hyjnore. Faltoren ta quash vetëm krijuese të besimit shpirtëror është shumë pakë. Pellazgët adhuronin trupa konkretë: Diellin, Tokën, gurrë, shpella, burime, drurë, lisa, etj. Studimi Enciklopedik Dodonë argumenton shkencërisht Qytetin e Faltores Faltore, shtysë e parë hyjnore, sendi e selia e Krijuesit të njerëzimit. Tezat e universaleve Dodonë duan rifinitura të mëtejëshme:

1- Qytetërim kozmologjik i pari mbi Dhe i pa ditur e pastudiuar; 

2- Njeriu u bë një me Natyrën, lindi besimi shpirtëror, hyjnitë e para, kultet dhe feja e Faltores Hierore. 

3- Arkadhë e Pellazgë i mbijetuan Përmbytjes së Madhe për pjellë të rracës arjane. 

4- Njeriu ulëritës u bë gjuhëfolës, përfundoi evolucioni i njeriut, lindi gjuha e perëndisë pellazge shqipe.

5- Jeta që ndërprehu Akullimi nisi prej pellazgëve hyjnorë që mbijetuan në Dodonë. 

6- Misionarët e qytetërimit botëror u hapën brigjeve të Mesdheut, Egjeut, Etiopi e Etruri, etj. 

7- Ndërtimet e para, metalurgjia e qeramikës, shkencat, artet, sportet etj lindën në Dodonë në Faltoren Hierore, shtysë e parë hyjnore, send konkret i Perëndisë ose Zotit, Allah. 

Njerëzimi unik në një Zot, send konkret Faltorja Hierore, origjinë, gjuhë e prejardhje pellazgjike duhet ta studiojë, konceptojë, pranojë e ringrejë madhështore Faltoren Hierore Dodona në majë të shkëmbit Kamnik. Të gjitha që gëzojmë sot janë prej Zotit tonë, Faltorja Hierore Dodonë.

Te tjera

Lajme te tjera