E hënë, 23 Nëntor, 2026

Europa League/ Roma rigjen suksesin, fiton 0-3 kundër Celtic! Tri pikë për Bolognan dhe Porton, tre skuadra ‘blindojnë’ kreun

Share

Europa League zhvilloi mbrëmjen e të enjtes 18 ndeshjet e raundit të gjashtë të fazës së ligës.

Në Skoci, vendasit e Celtic u mposhtën 0-3 nga Roma. Keltët nuk i bënë dot ballë italianëve duke pësuar tre gola që në pjesën e parë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e gjashtë me autogolin e Scales. Më pas Evan Ferguson shënoi dy herë për Romën në minutat 36-të dhe 45+1. Katër minuta më vonë Engels gaboi penalltinë për Celtic.

Në Vigo, Celta u mposht 1-2 nga Bologna me përmbysje. Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Bryan Zaragoza në minutën e 17-të, para se Bernardeschi në pjesën e dytë të përmbyste ndeshjen me dopietë.

Në Francë, Lyon fitoi 2-1 kundër G.A. Eagles. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Vendasit gjetën golin me Moreira pas vetëm tre minutash, ndërsa Smit vendosi barazimin momental në minutën e gjashtë. Duhej Sulc në minutën e 11-të që Lyon të fitonte 2-1.

Pas gjashtë ndeshjeve në fazën e ligës së Europa League, Lyon, Midtjylland dhe Aston Villa kryesojnë me nga 15 pikë.

Europa League, faza e ligës – raundi i gjashtë:

E enjte, 11 dhjetor 2025

Dinamo Zagreb 1-3 Betis

Ferencvaros 2-1 Rangers

Ludogorets 3-3 PAOK

Midtjylland 1-0 Genk

Nice 0-1 Braga

Sturm Graz 0-1 Crvena zvezda

Stuttgart 4-1 Maccabi Tel Aviv

Utrecht 1-2 Nottingham

Young Boys 1-0 Lille

Basel 1-2 Aston Villa

Brann 0-4 Fenerbahce

Celta Vigo 1-2 Bologna

Celtic 0-3 Roma

Porto 2-1 Malmo

FC Steaua e Bukureshtit 4-3 Feyenoord

Freiburg 1-0 Salzburg

Lyon 2-1 G.A. Eagles

Panathinaikos 0-0 Plzen

Te tjera

Lajme te tjera