Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Fier. Gjatë fjalës së tij ai ka paralajmëruar sërish bizneset që nuk deklarojnë pagat.
Kryeministri e cilësoi grabitje, teksa theksoi se do u qepen nga mbrapa atyre qe nuk i deklarojnë, ashtu siç dikur iu qepën atyre që vidhnin energjinë.
“Kjo është grabitje dhe do t’u qepemi mbrapa vjedhësve të pensionistëve siç iu qepëm atyre që vidhnin energjinë. Kjo nuk mund të funksionojë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë foli dhe për indeksimin e pensioneve duke thënë se ndodh çdo vit dhe theksoi se tashmë është koha për rritje.