Nga Elona Gjebrea, ish-deputet e PS, pedagoge dhe Drejtore Ekzekutive e QShPZh
Pandemia COVID-19 ndryshoi mënyrën e të jetuarit për të gjithë qytetarët. Pasojat psikologjike dhe seksuale janë tashmë objekt i një sërë studimesh në të gjithë botën. Distancimi social ishte i nevojshëm dhe një nga masat më shtrënguese, duke sjellë pasoja më pas në shëndetin seksual të të rinjve dhe jo vetëm të kësaj kategorie.Fakt është që pandemia Covid -19 krijoi në vetvete dhe një pandemi tjetër “pandeminë online”.
Të gjendur në këtë situatë, shpesh të rinjtë drejtohen aty ku mund të gjesh përgjigje për çfarëdo, por pa përjashtuar informacionet jo të sakta dhe shqetësuese, konkretisht në motorët e kërkimit në Internet.Duke marre parasysh keto te dhena te studiuar nga nje metodologji e miredizenjuar nga Noverna Analytics and Research, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) zhvilloi Konferencën Kombëtare për prezantimin e studimit rajonal “Aksesi i të rinjve në shërbime, informacion dhe edukim për shëndetin seksual dhe riprodhues gjatë pandemisë së COVID-19” me qëllim ndarjen e gjetjeve të studimit për aksesin në shërbime dhe informacion dhe rolin e shërbimeve dixhitale të integruara, me fokus në komunitetet që jetojnë në zona të largëta dhe në kushte të pafavorshme sociale, ndarja e rekomandimeve dhe praktikave të mira.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore si Prof. Mira Rakacolli, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Dr. Nina Guga, Zv. Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Dr. Klodiana Spahiu, Nënkryetare e Komisionit për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale dhe z. Kadri Gashi, Drejtor Ekzekutiv i organizatës partnere SIT, Kosovë, perfaqesues te UNFPA, ISHP, aktore te shoqerise civile dhe te rinj nga Tirana, Shkodra, Vlora. Sugjerimet nga kjo konferencë kombëtare lidhet me aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, ofrimin e tyre per kategoritë në nevojë si ato rome dhe egjiptiane., shtrirjen me gjerësisht te rolit edukues seksual i fëmijëve në shkolla.
Nje rol te rendesishem ka dhe ndërgjegjësimi i të rinjve dhe prindërit e tyre se përveç një pandemie globale fizike e mendore, tashmë ka dhe një “pandemi online” që duhet të trajtohet me prioritet.Ndërkohë nga përfaqësues të institucioneve u konstatua se ka nisur bashkëpunimi i Parlamentit me Shoqërinë Civile dhe kushdo mund të bashkohet si dhe po punohet që strategjitë e reja të përfshijnë module të veçanta që do t’u vijnë në ndihmë edhe të rinjve me aftësi të kufizuara.