E mërkurë, 9 Korrik, 2025

“El Clasico” flet për Barcelonën, katalanasit turpërojnë Realin me poker dhe bëjnë ligjin në ‘Santiago Bernabeu’

Share

“El Clasico” flet për Barcelonën. Katalanasit kanë “bërë ligjin” në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur Realin e Madridit me rezultatin e pastër 0-4.

Katalanasit pllakosën mitikun “Bernabeu” në minutën e 54.  Levandovski nuk fali pas asistit të  Kasado.

2 minuta më vonë, Barcelona dyfishoi shifrat. Ishte sërish Levandovski, këtë herë me kokë, i lënë vetëm në qendër të zonës pas krosimit të Balde. Ky ishte goli i 14 për Levandovskin.

Në minutën e 77 të takimit, madrilenët shënuan kapitullimin e tyre. Talenti Lamin Jamal shënoi golin e tretë. Një realizim perfekt me të djathtën.

Në minutën e 84, Rafinja shënoi golin e katërt, duke turpëruar madrilenët në “Bernabeu”.  

Ky ishte “El Clasico” numër 258 në historinë e këtyre dy superfuqive të futbollit spanjoll, pasi Reali ka fituar 105 takime, Barcelona 101, ndërsa 52 sfida janë mbyllur në barazim.

Me këtë fitore, Barcelona mban e vetme kreun me 30 pikë, ndërsa reali renditet në vendin e dytë me 24 pikë.

Te tjera

Lajme te tjera