Një komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet buxheti për të përballuar krizën e rritjes së çmimeve. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve. Ministrja nënvizoi se do të japim 28 miliardë lekë për të përballur rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, ministrja tha se shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 mlrd lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.
‘Rritja e inflacionit do të sjellë një kërkesë më të ulët të konsumit. Rritja ekonomike do të jetë më e ulët se 4.2% në këtë vit për shkak të goditjes së çmimeve. Japim 28 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Do të rialokojmë shpenzimet buxhetore dhe presim rritje të të ardhurave me 10 miliardë lekë. Shpenzimet buxhetore janë shkurtuar me 16 miliardë lekë dhe janë ato shpenzime jo prioritare.’- tha ministrja.
Ministrja tha se Qeveria po përgatitet për skenarët më të këqij të mundshëm.
“Po bëjmë skenarët më pesimizmit ku mund të ndërhyjmë në shpenzime por edhe në projekte investimesh. Këtu do të shqyrtohet edhe mundësia e rishikimit të koncesioneve nëse situata me çmimet përkeqësohet. Pritshmeritë për rritjen ekonomike për këtë vit kanë zbritur nga 4.2% në 3.5%. Rrita ekonomike do te jete me e ulet se 3.5% nese inflacioni vijon të rritet”, tha ministrja.
Në Aktin Normativ është përcaktuar edhe fondi prej 20 miliardë lekësh që do të përdoret për faturën e rritur të energjisë elektrike, duke e çuar në total buxhetin që do të përdoret për krizën energjetike në 28 miliardë lekë, pasi 8 miliardë lekë ishin parashikuar që në buxhetin fillestar.
Nëpërmjet këtij rishikimi, qeveria parashikon rritjen e të ardhurave tatimore me 10 miliardë lekë për këtë vit. Nga 360,5 miliardë lekë që ishte parashikimi në ligjin e buxhetit, tanimë parashikimi ka shkuar në 370.5 miliardë lekë.
Burimi kryesor ku mund të merren të ardhurat janë TVSH dhe akciza, duke reflektuar edhe çmimet e rritura që kanë impakt pozitiv në rritjen e të ardhurave nga këto dy taksa. Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohet të rriten me 7 miliardë lekë ndërsa nga akciza me 2 miliardë lekë. Rritje është parashikuar edhe nga të ardhurat e biznesit e konkretisht të tatimit mbi fitimin.
Nga ana tjetër fondi rezervë është ulur nga 2.9 miliardë lekë në 2 650 milionë lekë, po ashtu është reduktuar edhe fondi për “Emergjencat civile”, nga 810 milionë lekë që ishte në 600 milionë lekë.
Si rishikohet buxheti
TË ARDHURAT
BUXHETI 1 536,811 mld lekë
AKTI NORMATIV 546,811 mld lekë
FILLESTARI +10 mld lekë
SHPENZIMET
BUXHETI 1 637,694 mld lekë
AKTI NORMATIV 647,694mld lekë
FILLESTARI +10 mld lekë
TË ARDHURAT NGA TVSH
BUXHETI 1 166,061 mld lekë
AKTI NORMATIV 173,061 mld lekë
FILLESTARI +7 mld lekë
TË ARDHURAT AKCIZA
BUXHETI 1 56,478 mld lekë
AKTI NORMATIV 58,478 mld lekë
FILLESTARI +2 mld lekë
TATIMI MBI FITIMIN
BUXHETI 1 37,586 mld lekë
AKTI NORMATIV 35,586 mld lekë
FILLESTARI +2 mld lekë