E martë, 29 Shtator, 2026

Ekipet e DPPGJ kujdesen për shatërvanët, freski dhe estetikë në Tiranë

Share

Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) vijojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shatërvanëve dhe elementeve dekorative në qytetin e Tiranës.

Ndërhyrjet përfshijnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e shatërvanëve pranë Pallatit të Kongreseve, në lulishtet “Qemal Stafa”, “Vëllezërit Frashëri”, “Parlamenti”, “Pallati i Kulturës”, “Fusha e Aviacionit” dhe “Zogu I Zi”, si edhe te Sarajet e Toptanëve, Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave.

Kujdesi dhe mirëmbajtja e tyre synojnë të ruajnë pastërtinë, funksionalitetin dhe pamjen estetike të hapësirave publike të kryeqytetit.

Te tjera

Lajme te tjera