E diel, 27 Shtator, 2026

Ekipet e DPPGJ, çdo ditë punë konkrete në terren për një qytet më të pastër dhe më të mirëmbajtur

Share

Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit të Bashkisë Tiranë vijojnë çdo ditë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke hequr posterat, njoftimet dhe reklamat e vendosura në mënyrë të paligjshme në rrugët dhe zonat e qytetit.

Me punë të përditshme dhe angazhim të vazhdueshëm, ekipet tona janë në terren për të rikthyer pastërtinë, rregullin dhe estetikën e kryeqytetit.

Vlerësim për punën dhe përkushtimin e punonjësve të DPPGJ-së, të cilët kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e Tiranës.

Hapësirat publike janë të përbashkëta dhe mbrojtja e tyre është përgjegjësi e të gjithëve.

#PastrojmëQytetin #MirëmbajmëTiranën #BashkiaTiranë

Te tjera

Lajme te tjera