E diel, 27 Shtator, 2026

Ekipet e DPPGJ Bashkia Tiranë vijojnë mirëmbajtjen dhe pastrimin e Unazës së Madhe, ja mesazhi për shoferët

Share

Ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) të Bashkisë Tiranë vijojnë punën për mirëmbajtjen dhe pastrimin e Unazës së Madhe.

Përveç pastrimit të përditshëm të sipërfaqeve të gjelbra, çdo të shtunë zhvillohet aksioni për pastrimin e nënkalimeve, mbikalimeve dhe ndarjeve të korsive, nga Sheshi “Shqiponja” deri te Nënkalimi “Fabrika e Miellit”.

Aksioni zhvillohet me mbështetjen e Policisë Bashkiake, duke shfrytëzuar fluksin më të ulët të trafikut gjatë ditës së shtunë.

Nga Bashkia e Tiranës bëhet thirrje për ndërgjegjësim të çdo drejtuesi mjeti dhe përdoruesi të rrugës, për të mos hedhur mbetje në rrugë dhe për të kontribuar në ruajtjen e pastërtisë së qytetit.

Stop ndotjes!

Te tjera

Lajme te tjera