E diel, 27 Shtator, 2026

Ekipet e DPPGJ Bashkia Tiranë në terren për riparimin dhe mirëmbajtjen e stolave dhe objekteve të mobilimit urban

Share

Ekipet e Sektorit të Mobilimit Urban në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit vijojnë çdo ditë punën në terren për riparimin, mirëmbajtjen dhe lyerjen e objekteve të mobilimit urban, duke garantuar hapësira publike më të sigurta, funksionale dhe estetike për qytetarët.

Në rrugën “Hysen Xhura”, Njësia Administrative Nr. 4, u realizua riparimi dhe lyerja e stolave dekorativë, si pjesë e ndërhyrjeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane dhe përmirësimin e cilësisë së mjediseve publike.

Puna e përditshme e ekipeve të DPPGJ-së është një angazhim i vazhdueshëm për të ruajtur dhe përmirësuar asetet publike në çdo lagje të Tiranës.

Mirënjohje për duarartët tanë, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kujdesen çdo ditë për qytetin.

Te tjera

Lajme te tjera