E mërkurë, 22 Janar, 2025

Edi Rama konfirmoi më në fund Lavrovin, shpall Brukselin “armik të popullit”

Share

Nga Rigels Seliman

Bashkimi Europian duket se nuk ka ndërmend të hapë negociatat me Shqipërië dhe Maqedoninë nën pretekstin e një bllokimi bullgar ndaj maqedonasve. Në të vërtetë po të dëgjosh zyrtarët e Brukselit bindesh se kemi tjetër realitet në opinionet e tyre për qeverisjen shqiptare. 

Tonet negative për qeverisjen e Edi Ramës shtohen çdo ditë për arsye që kanë të bëjnë me korrupsionin galopant, administratën e politizuar, lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe mbi të gjitha dopiolojërat e tij në raport me flukset ruse që përcillen nga raportet e ndërsjellta me sekserin serb Vuçiç. Teoria e Ballkanit të hapur shikohet si një kundërvënie e tij ndaj refuzimit europian për integrimin. 

Deklaratat refuzuese të Edi Ramës ndaj Brukselit dhe bojkotit të 24 qershorit në bashkëpunim me Vuçic, duket se po konfirmojnë pretendimet e Brukselit për një axhendë ndryshe të Edi Ramës nga ajo e integrimit europian. 

Deklarata e sotme e Edi Ramës nuk thotë asgjë më shumë dhe as më pak, nga ajo e pak kohëve më parë të kryediolomatit Lavrov, i cil deklaroi hapur se Brukseli do një Ballkan të mbyllur dhe jo një Ballkan të Hapur. Sipas Lavrov vetëm Rusia kërkon një Ballkan të Hapur dhe padyshim që deklarata e sotme e Edi Ramës është në një linjë vale me Moskën, sesa me Uashingtonin dhe Brukselin.

 Për më shumë, kryeministri shqiptar me një kryeneçësi të pashëmbëllt kërkon me çdo kusht që këtë iniciativë të frymëzuar nga Moska ta propagandojë si një zgjidhje perfekte për shqiptarët.

 Prej kohësh shihet qartë njëlloj izolimi i Edi Ramës në raport me perëndimin. Deklaratat e tij kundër ambasadores amerikane, ambasadës amerikane apo dhe vetë SHBA, tregojnë qartë një devijacion të tij në raport me partnerin tonë kryesor strategjik. Akujt kanë ngrirë midis kryeministrit shqiptar dhe përfaqësuesve amerikanë.

 Prej kohësh kryeministri shqiptar ndihet i izoluar nga SHBA, por së fundmi ja ka dalë të prishet me sukses edhe me aleatin e tij të fuqishëm, turkun Erdogan. E vetmja mbështetje që po shikojmë është vetëm Vuçiç pas të cilit fshihet Moska zyrtare. 

Deklarata e djeshme e Edi Ramës për bojkot ndaj BE duket se e ka futur në një qorsokak të frikshëm kryeministrin shqiptar, qorrsokak që nuk e çon askund pasi është shumë i errët dhe i mistershëm.

Te tjera

Lajme te tjera