Edhe në ditët më të nxehta të verës, ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) Bashkia Tiranë vijojnë punën në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përkujdesjen ndaj gjelbërimit në të gjithë qytetin.
Puna përfshin kositjen dhe krasitjen e sipërfaqeve të gjelbra, vaditjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, si dhe riparimin dhe lyerjen e stolave dhe elementëve të tjerë urbanë.
Ndërhyrjet vijojnë në zona të ndryshme të Tiranës, me qëllim ruajtjen e hapësirave të pastra, të mirëmbajtura dhe të gjelbra, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.
Pra edhe në zhegun e vapës, puna në terren vijon çdo ditë për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të freskët.
