E martë, 24 Nëntor, 2026

Dy fjalë për PS, 2 gjysmat e PD dhe politikanët që kthyen në kuplara e mejhane qoftesh shtetin në Shqipëri

Share

Nga Rigels Seliman

1- Partia Socialiste në vitin e saj të 9 qeverisës, është shndërruar në një makineri propagandë dhe arrogance, ku mendon vetëm të grabisë, vjedhë dhe plaçkitë paratë e taksapaguesve shqiptare.

Nuk hapim dot portalet (port’halet) dhe rrjetet sociale, pasi është lëshuar qeveria dhe deputet socialist, duke shpërndarë dhurata për fëmijët, a thua se u dhimbsen ata?!

E gjitha është propagandë e shëmtuar dhe bëhet për vota, duke qenë se jemi përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023.

Por skandali thellohet kur shikon disa deputetë/e, që kanë qenë në disa zona dhe janë emëruar drejtues politik në qarqe. Ata janë deputet që mbjellin vetëm korrupsion, nepotizëm, arrogancë dhe hipokrizi, që nuk e meritojnë të jenë aty. Madje e trishtueshme është kur ka edhe deputetë që kanë 1 viti e gjysëm që nuk duken në zonën e tyre elektorale, nga frika se hanë të shara nga qytetarët, për mos mbajtje premtimesh. Të pakën kjo ndodh në katundin ku unë jetoj, teksa deputeti i ardhur rishtazi në zonë, mori votat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 dhe dhjeu popullin.  

Mirëpo pavarësisht këtyre shqetësimeve, situata duket e zymtë, për sa kohë nuk ka opozitë dhe alternativë që të përmbysë me votë këtë mazhorancë që ka si synim ta shpopullojë vendin dhe e degdisur, diku tek shifra 800 mijë banorë, sa e gjeti Shqipërinë ish-diktatori Enver Hoxha, pas Luftës së Dytë Botërore dhe që ndonëse 45 vjet bëri shumë krime, e la në vitet ’90 me popullsi modeste 3 milionë!

Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ku falë PS, korrupsioni, krimi dhe arroganca janë ulur këmbëkryq në zyrat e institucionet shtetërore dhe kudo në Shqipëri, mbizotëron skamja dhe fukarallëku, është skandal që në një vend nuk ka shtresë të mesme, por vetëm të lartë (oligarkët) dhe ulët (të varfëritë)!

Megjithatë, skandali thellohet dhe bëhet prezent, kur sheh që një grua dy ditë më parë ndërroi jetë teksa kërkonte informacion në Bashkinë Lushnje se përse i kishin hequr ndihmën ekonomike!

Pthuuuuuuuuu!

2- Por Partia Socialiste nuk është e vetmja që ka kthyer politikën dhe shtetin në në kuplara e mejhane qoftesh. Faje dhe fajtore për gjendjen  e mjerueshme që ndodhte sot Shqipëria është Partia Demokratike, e ndarë më dysh prej disa muajsh, kjo pasi gjysmën PD e ka Sali Berishës, ndërsa gjysmën tjetër trinomi Lulzim Basha-Enkelejd Alibeaj-Gazment Bardhi.

Partia Demorkatike është sot një katastrofë ekologjike, për shkak se ka në strehën e saj, “non gratën” Sali Berisha, që shan mu si rrugaç dhe ordiner, ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe në Shqipëri. Berisha si plak në rrjedhje e sipër mendon se është shpallur “non grata” nga Londra dhe Uashingtoni, pasi ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori Alstair King Smith, janë korruptuar, në mënyrë që të fusin doktorin në “listën e zezë” të britanikëve dhe amerikanëve. Kjo është një çmendur më vete.

Mirëpo, gjuha e Berishës dhe ai nuk ndryshon pasi është një tiran, njësoj si Edi Rama dhe Ilir Meta, që shqiptarët nuk i meritojnë t’i kenë në bahçe të vendit. Sali Berisha sot duhet të luante domino dhe jo të merrej me politikë.

PD ka nevojë për qarkullim elitash, por kjo gjë nuk ndodh për sa kohë aty është Berisha, lakenjtë e tij apo edhe pseudopolitikanë si Enkelejd Alibeaj, dikur një besnik që lëpinte Saliun. Kështu që pa u zgajtur, Partia Demorkatike sot duhet të shpërbëhet dhe nuk e meriton t’i kusish më shumë vëmendje, për s’ka kohë që Sali Berisha dhe ithtarët e tij janë aty, bashkë me filizat e farkëtuara prej tyre. Pra, falë qeverive “Rama” dhe “Berisha”, si dhe politikanëve, politika dhe shteti janë shndërruar nëkuplara e mejhane qoftesh.

Sidoqoftë, PD është skandal dhe thjeshtë duhet ta mëshirojmë.

Tani është koha t’i kërkojmë llogari PS-së.

Pthuuuuu!

Te tjera

Lajme te tjera