Ish-komandat i Forcave Special të Ushtrisë, gjeneral Dritan Demiraj shpjegon disa nga arsyet që kanë çuar në një dështim të forcave ruse për të kapur objektivat në Ukrainë, në 20 ditët e fundit që prej nisjes së sulmit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, kolonel Demiraj zbuloi detaje interesante, ndërsa theksoi se presidenti Putin kishte 8 vite që përgatitej për këtë luftë, që nga viti 2014 kur aneksoi Krimenë. Sipas tij inteligjenca ruse ka dështuar dhe se lufta informative është fituar nga Ukraina. Ish-ministri thotë se pikërisht kjo po e tërbon Putinin. Ndërkohë, zoti Demiraj shtoi se Putini është në hall të madh, ndërkohë që u shpreh se plani i tij për të destabilizuar Ballkanin misionin i pamundur. about:blank
-Kolonel Demiraj, gjithë vëmendja botërore është përqendruar tek lufta Rusi-Ukrainë. Kështu që më lejoni t’ju pyes si e shikoni ju këtë konflikt, i cili ka hyrë në ditën e 20?
Shiko! Ndodhemi në fazën e dytë, dukshëm që faza e parë dështoi. Ushtria ruse ka qenë krejtësisht e papërgatitur. Taktika ka qenë jo e suksesshme. Pra jemi në fazan e dytë. about:blank
-A ka qenë presidenti Vladimir Putin i përgatitur për këtë luftë?
Vlen për tu theksuar që Putini së pari është përgatitur për këtë luftë prej 8 vitesh. Ka pasur informacione, jo të duhura në të gjithë territorin nga rrjetet e inteligjencës që rezistenca do të ishte e dobët. Lufta informative ishte një dështim. Narrativa e luftës informative është fituar nga Ukraina. Kjo e ka bërë të tërbohet. Dhe së dyti duket që angazhimi i forcave dhe mjeteve është disa herë më i madh. Në këtë kompleks përdorimi i armëve të rënda është precedent që do të hyjë në historinë e luftërave botërore si krime ndaj njerëzit. Gjykoj që ka qenë një dështim i shërbimeve të Putinin që informuan repartet. Mënyra e vendosjes ose e lëvizjes së kolonave, pajisjet, ushtrat, mungesa e komunikimit, karburantit, ushqimit. Është e vërtetë që janë përdorur njësitë speciale, por forcat speciale dhe sulmet ajrore u përdorën në objektivat strategjike. Ajo që ishte e papritur për Putinin ishte rezistenca, patriotizmi, lidershipi ukrainas. about:blank
-Pra ju po thoni se Rusia ka dështuar. Kështu që edhe unë me të drejtë po ju pyes se perse po dështon Putini, ministri Shoigu dhe gjenerali Gerasimov ne Ukraine?
Në gjykimin tim janë shumë arsye që duhen marrë në konsideratë, por më kryesoret janë: about:blank
1. Presidenti i vendit Zelensky dhe shtabi i përgjithshëm ukrainas qëndruan të vendosur për t’u përballur me pushtuesit ruse, duke motivuar dhe bërë thirrje popullit për t’ju bashkuar rezistencës popullore që të luftonin deri në vdekje kundër pushtuesve rus;
2. Planëzimi taktik, operacional dhe strategjik i Shtabit te Përgjithshëm Rus ishte i gabuar, duke nënvleftësuar krejtësisht aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Ukrainës dhe fillimin e rezistencës;
3. Sasia e forcave, mjeteve dhe teknikës luftarake ishte e pamjaftueshme për arritjen e objektivave dhe sasinë e madhe të territorit në të cilin do te vepronin këto forca;about:blank
Për të realizuar këtë objektiv (më shumë dyshim nëse do ta realizonin) do të duheshin minimum 2- 2.5 herë më shumë trupa ushtarake, pra rreth 400.000-450.000 të tilla;
4. Edhe në rast se mund të marrin kontrollin e ndonjë qyteti të madh, trupat ruse nuk do të jenë në gjendje që ta mbajnë atë për kohë të gjatë, për shkak të kostos së lartë dhe mungesës së fuqisë luftarake;
5. Përbërja e trupave ruse, niveli i tyre i dobët i stërvitjes, pajisjet personale, armatimi, morali i dobët, koordinimi i keq midis konvojave, mungesa e mbështetjes logjistike, mjekësore; ushqimore, mungesa e komunikimit të fshehtë dhe jo vetëm treguan përpara botës se reformat e “mëdha” për modernizimin e ushtrisë ruse gjatë dy dekadave të fundit të Putinit ishin krejtësisht të dështuara, kjo edhe midis të tjerave edhe për shkak të korrupsionit të lartë në ushtri;
6. Humbja e luftës informative dhe e keqinformimit nga ana e ushtrisë ruse, u përdor me shumë sukses nga ushtria e Ukrainës duke i treguar botës mbarë konvojat e shkatërruara, helikopterët e rrezuar, ushtarët rus që të dorëzoheshin pa bërë aspak rezistencë, etj;
7. Mungesa e mbizotërimit të ajrit në Ukrainë nga mjetet ajrore ruse-ruse, bëri që trupat në terren të ishin të zbuluara dje pa mbështetje ndaj sulmeve guerrile me raketa moderne kundertanke dhe kundërajrorë. Përdorimi i dronëve Turke TB-2 dëmtoi shumë mjete të blinduara ruse, sisteme raketash kundërajrorë dhe qendra të komandim kontrollit;
8. Mungesa e mbështetjes dhe e koordimit të manovrës me zjarr te mjeteve dhe njësive të mekanizuara/blinduara me mbështetjen ajrore, beri që shumë ofensiva të dështonin me “sukses”;
9. Ushtria ruse është e pastërvitur sa i përket taktikave dhe luftimit në qendrat urbane, e cila është një nga luftërat më të vështira dhe komplekse. Edhe në Afganistan dhe Çeçeni, ushtria ruse ka treguar paaftësi të madhe në këtë drejtim;
10. Fillimi i një rezistence të armatosur dhe e luftës guerrile të suksesshme dhe mirë koordinuar në bashkëpunim me ushtrinë e Ukrainës, forcat speciale, Legjionin e Huaj, forcat e rezistencës, njësitë e luftës guerrile dhe njësitë e armatosura popullore;
11. Stërvitja e ushtrisë së Ukrainës që pas pushtimit të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 e deri më sot nga SHBA-të dhe ushtritë e NATO-s në luftën jokonvencionale, krijimi dhe modernizimi i njësive speciale dhe komando, rriten ndjeshëm aftësitë e tyre luftarake për te organizuar me shpejtësi dhe efektivitet luftën guerrile në çdo rajon;
12. Mbështetja e ushtrisë së Ukrainës me mjete moderne luftarake të shumta, kanë bërë që njësitë pushtuese ruse të tmerrohen dhe në asnjë moment, rruge, lagje, qytet, rajon të mos jenë të qeta dhe të sigurta;
13. Pushtimi i Ukrainës sipas admiralit amerikan në pension James Stavridis: “Ka qenë gjëja më e mirë që ka ndodhur” në aspektin e asaj që nga ky moment vendet dhe ushtritë perëndimore nuk do të nënvleftësojnë me rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe shtimin e buxheteve të mbrojtjes. Ne këtë linjë, sipas tij: “Për 48 ore Putin frymëzoi gjermanët që të dyfishoje shpenzimet e mbrojtjes”;
14. Nga frika e humbjes dhe e diskreditimit, rusët kanë kërcënuar se do të sulmojnë vendet të cilët po japin asistence ushtarake për ushtrinë e Ukrainës.
– Dakord dhe si gjithmonë jeni shumë shterues dhe profesional. Por duke qene se jeni ushtarak, kush ka fituar deri më sot dhe a mund të kemi një bilanc?
Ndërkohë qe konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 20-të, forcat e armatosura të Ukrainës kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme sa i përket pajisjeve luftarake të ushtrisë Ruse, të cilat kalojnë shumën 5.5 miliardë dollarë deri më sot. Ky pushtimi kriminal, ka bërë që deri tani nga vendi të largohen më shumë se 2 milionë banorë dhe të shpërngulen nga qytetet e tyre rreth 1.3 milionë të tjerë. Sipas burimeve të sigurta, humbjet njerëzore dhe materiale të ushtrisë Ruse përfshijnë sa më poshtë vijon:
1. Rreth 5500 ushtarë të vrarë, përfshirë këtu katër gjenerale brigade, shtatë kolonelë dhe më shumë se 13.000 ushtarë dhe mercenarë të plagosur;
2. Më shumë se 350 tanke, përfshirë këtu edhe shumë tanke të modelit të fundit Armada T-90 i cili kushton 5 milionë dollarë copa;
3. Më shumë se 1100 mjete të blinduara, përfshirë këtu mjetet e fundit Taifun-PO, VPK-3927 Volk 01, 02, 03 dhe AMN-2 Atlet 4×4 me vlerë nga 300.000-350.000 dollarë;
4. Sisteme të lëvizshme artilerie 155 m, 220 mm dhe 240 mm rreth 140 cope, përfshirë 2S 19 Msta me vlere rreth 1.6- 2 milion dollarë;
5. MLRS duke përfshirë modelet BM21 Grad, BM-30 Smerch dhe Tornado me vlerë të lartë financiare;
6. 35 sisteme të mbrojtjes ajrore përfshirë një sistem S-400 me vlerë 300 milion dollarë, 9 K 37 BUK me vlerë disa dhjetëra milionë dollarë;
7. 48 avionë luftarake, përfshirë këtu avionët moderne SU-35 me kosto 85 milionë dollarë, SU-25 me vlerë 11 milionë dollarë, SU-34 me vlerë 40-50 milionë dollarë, SU-30 me kosto 35-50 milionë dollarë, SU-27 me kosto 30 milionë dollarë dhe MIG-29 të cilat kushtojnë nga 15 milionë dollarë;
8. Më shumë se 70 helikopterë sulmi përfshirë këtu MI-24, MI-25, MI-35 me vlerë 36 milionë dollarë secili dhe KA-52 me vlerë 15 milionë dollarë;
9. Më shumë se 600 automjete ushtarake logjistike dhe transporti;
10. Tetë mjete ajrore pa pilot dhe 3 anije luftarake sulmi të mesme.
-Keni dijeni se çfarë ndihme konkrete i kanë ofruar vendet e NATO-s Ukrainës?
Në dijeninë time, deri sot më shumë se 20 vende kanë mbështetur me armë dhe pajisje luftarake ushtrinë dhe popullin e Ukrainës ( jo të blera, të dhuruara pa pagesë).
Në këtë drejtim:
1. Britania e Madhe ka dhënë më shumë se 2000 copë raketa kundërtank NLAË (efektive 20-800 m);
2. Gjermania më shumë se 1500 raketa kundërtanke dhe kundërajrorë, 14 makina të blinduara dhe 10.000 ton karburant;
3. SHBA ka dërguar, dhuruar dhe shitur disa mijëra raketa Stinger dhe Javelin në një shumë që kalon më shumë se 1.3. miliardë dollarë asistence ushtarake, 200 milionë nga të cilat u miratuan dy ditë më parë;
4. Kanada ka dhuruar 4500 raketa M-72 dhe 7500 granata dore;
5. Belgjika 2000 mitraloza të rëndë dhe të lehtë 7.62 mm dhe 5.56 mm, 500 armë sniper, 3000 armë automatike dhe 200 raketa KT;
6. Holanda 200 armë sniper kalibër i madh dhe minazbulues;
7. Çekia 30.000 pistoleta, 7000 armë automatike, 3000 mitralozë;
8. Danimarka 2700 raketa kundërtanke supi;
9. Norvegjia 2000 armë kundertanke M-72 dhe 300 antiplumb;
10. Italia disa raketa Stinger, mortaja dhe sisteme kundër minave;
11. Finlanda 2000 antiplumba dhe 2000 helmeta;
12. Estonia 2400 pistoleta Ruse Makarov;
13. Greqia 1000 armë Kallashnikov dhe raketa KT;
14. Lituania raketa Stinger;
15. Polonia mortaja, predha artileria dhe municion kundërajror;
16. Sllovakia 11 milionë Euro asistencë ushtarake;
17. Sllovenia armë këmbësorie, municion dhe helmeta.
Këto armë dhe jo vetëm, do të bëjnë që Putini dhe ushtria e tij të humbin një nga luftërat që e menduan me mendjemadhësi se do ta fitonin për 2-3 ditë, një luftë guerrile, e cila shumë shpejtë do t’i kujtojë Putinit dhe gjeneralëve të tij dështimin e turpshëm në Afganistan (1979-1989) që solli edhe shpërbërjen e BS dhe humbjen në Çeçeni gjatë viteve 1994-1996, luftë e cila e detyroi Boris Jelcinin të pranonte kushtet e tyre.
-Ditët e fundit ka zërë se konflikti Rusi-Ukrainë rrezikon të përfshijë edhe Ballkanin. A rrezikohet rajoni hynë të destabilizohet dhe a ka realisht Rusia influencë në Ballkan?
Rrezikohej shumë. Madje janë financuar më shumë se 90 milionë dollarë në Mal të Zi dhe 110 milionë në Republikën Srpska për të larguar qeverinë pro perëndimore dhe krijuar një bufer zonë midis Serbisë dhe Bosnjës. Sot në këtë hall që është Putini nuk ka mundësi që të vazhdojë ofensivën e tij. Thjesht e ka të pamundur.
Intervistoi: Rigels Seliman