E hënë, 20 Janar, 2025

DPSHTRR me dorë të hekur, njofton se janë rrëzuar 100% në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të lejedrejtimit

Share

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se janë rrëzuar 100% në ritestim humbësit e të gjitha pikëve të lejedrejtimit.Në një njoftim të saj, DPSHTRR-ja, thekson se, sot ishte grupi i 3-të i testimit për norma sjelljeje, për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.Sipas DPSHTRR-së, nga 28 persona të riregjistruar, u paraqitën vetëm 11 dhe që të 11-të u rrëzuan në testin elektronik të teorisë, çka i ridërgon ata përsëri nga e para në autoshkollë për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim brenda një afati 30-ditor (me vetëm 1 mundësi prove). Dy prej tyre e kanë për herë të dytë, teksa personat kishin marrë leje drejtimi për herë të parë në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021!DPSHTRR-ja i bëri apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kalojnë testin e praktikës.“Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja. S’ka shpëtim përveçse riedukimit”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Te tjera

Lajme te tjera