E martë, 20 Maj, 2025

Donald Trump “fut duart” edhe në FIFA: Rusia të kthehet në Kupën e Botës!

Share

Gjatë një konference për shtyp së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarëve se “nuk ishte në dijeni” që Rusia është aktualisht e përjashtuar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s. Megjithatë, Trump më pas ngriti mundësinë që rikthimi i saj në këto turne mund të shërbejë si një “levë” për ta bindur vendin e Europës Lindore ta ndalë konfliktin e diskutueshëm me fqinjin Ukrainë.

Nuk e dija këtë”, – pranoi Trump, duke shprehur habi për sanksionin gjatë prezantimit të Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet pikërisht në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Më pas, Trump vazhdoi të reflektojë me zë të lartë, duke u pyetur nëse përfshirja në botën e futbollit mund të bëhej një mjet presioni për paqen.

Gianni Infantino, i ulur pranë Trump, konfirmoi situatën, duke sqaruar: “Janë të përjashtuar për momentin, por shpresojmë që të ndodhë diçka dhe të vijë paqja, që Rusia të mund të rikthehet”.

Trump më pas përsëriti bindjen e tij se paqja është “e mundur”, duke shtuar: “Mund të jetë një nxitje e mirë, apo jo? Ne duam që ata ta ndalojnë konfliktin. Duam që të ndalet gjithçka. 5 mijë të rinj vriten çdo javë, është e pabesueshme”.

Te tjera

Lajme te tjera