Nga Sami Dake, studiues
Dodona Pellazgjike vlerë universale e njerëzimit, Krijues i gjithësisë është koncept i gjerë filozofik, hyjnor e historik, qytetërim pellazgjik matriakal në foshnjëri të njerëzimit të qytetërimit botëror. Nëna e Madhe Dodonë e barabartë me Zotin u bë pjellë e racës njerëzore. Ajo zë fill me Perëndinë Dodonë më e lashtë mbi Dhe nga merr edhe emrin qyteti Dodonë i shquar për faltoren Dodonë më të vjetër, më të parë, tempull më i lashtë mbi Dhe. Orakujt Dodonë në hapësirën dodoniane janë përjetësime Dodonë dhe në ndihmë të faltores. Faltorja me lisin e shenjtë ish kryeqendra hyjnore e politike e Botës së Lashtë për dhjetë mijë vite. Faltorja grumbullonte zbulime shkencore dhe energjitë krijuese i shpërndante Pellazgjisë. Historia e jashtëzakonshme hyjnore e krijimit të njeriut ku foli për herë të parë dhe krijoi të menduarit solli zhvillimin e mahnitshëm të kulturës botërore. Kultura brilante matriakale provohen me objekte e fenomene arkeologjike, gjurmë dhe simbole mitologjike të lashtësisë. Veprimtaria e shenjtë e kryeqendrës së Botës të Lashtë pas shkatërrimesh e rindërtimesh pushohej disa herë zyrtarisht. Faltorja bëhet selia e peshkopatës së vjetër nga perandorët bizantinë dhe tempulli transferohet në kishën e qytetit të cilat nuk janë mirëpritur nga vendasit. Ndryshimi i emrit të qytetit në shek e X-të ngadalë humbi lidhjet e Dodonës me Europën. Shkatërrimi e rrafshimi zhduku gjurmët e tempullit më të lashtë mbi Dhe e të qytetit të stërlashtë.
Zbulimi i Dodonës Plakë plotëson zbrazësi të mëdha në histori. Identitetit kombëtar do t’i dalim zot vetë dhe ta mbrojmë. Rilindasit ju përkushtuan etnisë kombëtare. Kolonja djepi i Rilindjes merr famë, nam e lavdi nga lashtësia dhe ka gen të trashëguar nga Dodona Kolonja. Tjetër është faltorja e tjetër Olimpi Dodonë, shtëpia e perëndisë Dodonë, më të lashtë në hierarkinë e Perëndive, vetë Krijuesi. Lëvizjen tangencionale të pingultë me vijën që bashkon qendrat e planetëve shkencërisht Njutoni “shtytjen e parë hyjnore” ja la Zotit të vjetër, krijuesi i qiellit dhe i tokës, sundimtar i gjithësisë, për analogji Perëndisë Dodonë më të lashtë mbi Dhe. Qendra e Qiellit dhe e Tokës të Botës së Lashtë është një kodrinë shqiptare shkruajnë personalitete me famë botërore. Ajo është Shkëmbi Larmë në Kamnikun Neolitik ku përfundoi evolucioni i njeriut. Historikisht dora u diferencua nga këmba e u hodh baza e të folurit të artikuluar. Zhvillimi i trurit formoi hendekun e pakapërcyeshëm midis njeriut e majmunit, lindi ndërgjegjja, kundërveprimi transformues i njeriut mbi natyrën dhe u hodhën bazat e qytetërimit. Qyteti matriakal i shquar për faltoren hierore ka lulëzuar në kufijtë e Përmbytjes së Madhe dhe është mbuluar në tokë 2800 vite p.Kr, ka vazhduar në rrudhje me emër Kolonjë mbas shek. X-të, shpërbëhet në mes shek. XVIII-të me emër Kamnik. Vendasit e mbrojtën tempullin e shenjtë dhe e rrojtën në shpirt simbolin kyç Dodonë të lisit të shenjtë që shkruajnë dhe dijetarë të lashtë. “Mesjeta e krishterë nuk la asgjë. Puna e parë ishte përvetësimi i materialit ekzistues.[i mbetur nga lashtësia] Në shumicën e fushave të diturisë duhej filluar nga alfa. Nga lashtësia ishin trashëguar Euklidi dhe sistemi diellor i Ptolemeut; nga arabët – sistemi dhjetor i njehsimit, elementet e algjebrës, shifrat e sotme dhe alkimia”, thekson Engels te “Dialektika e Natyrës”f.7. “Mendimi shkencor sipas të cilit Zoti krijon duke filluar nga e përgjithshmja, duke kaluar te e veçanta dhe pastaj te individualja, më parë krijon koncepte abstrakte në formën e sendeve konkrete! Forcën tagencionale ne duhet ta pranojmë. Duke pranuar gjendjen e sotme të amshuar (të përjetshme) ne duhet të pranojmë shtytjen e parë, Zotin. (F.Engels, po aty, fq 237). Dodona vlerë universale e njerëzimit është margaritar në gjithë aspektin historik. Ajo e pa zbuluar është edhe e pastudiuar në të gjithë dimensionin e saj.
Konceptimi madhështinë së ngjarjes më të lashtë mbi Dhe do të reflektohet në promovimin Dodonë. Të dhënat i gjej në burimet e shkruara nga mijra dijetarë që Enciklopeditë Dodonë e argumentojnë shkencërisht. Perëndia Dodonë më e lashta mbi Dhe, Krijuesi i gjithësisë bekoftë me shëndet, mirëqenie e lumturi kombin që rrojti bërthamën pellazgjike. Kombëria dhe gjuha shqipe janë të parat mbi Dhe nga të cilat kanë origjinën kombet me gjuhët e botës unike në prejardhje të stërlashtë Pellazgjike me një Zot të plotfuqishëm për të gjitha besimet fetare. Dodona vlerë universale të njerëzimit kërkon vëmendje shqiptare. Shkencëtarët e Rilindjes Europiane pranojnë burimin e forcës tagencjale në lëvizjen e planetëve shtytjen e parë hyjnore. Zoti do të bëhet shtysë edhe për institucionet akademike, shtetërore e mediatike të përfshihen në promovimin “Kamniku Neolitik Dodona” me zbulime të jashtëzakonshme edhe besëtytnish fetare të pa gjetura në Europë e më gjerë. Perëndia Dodonë u bekoftë me breza! Urimet më të përzemërta zoti Drejtor e Kryeredaktor! Viti 2024 qoftë i bekuar nga Perëndia për ju dhe të dashurit tuaj! Shpresoj të më mirëkuptoni e ta botoni shkrimin Dodonë në faqe të parë që t’u vrasi veshin dëgjuesve dhe të piqet ngjarja e paimagjinueshme. Flm!
