Nga Sami Dake
Promovimi i qytetit prehistorik Dodonë është i vështirë për faktin e emrit të harruar dhe të padëgjuar, lashtësisë në alfën e historisë së njerëzimit, mashtrimeve dhe lakmisë të pushtuesve që e kanë patur zili dhe përpjekur ta monopolizonin historinë titanike të Dodonës së largme. Dodona është vlerë universale e njerëzimit. Margaritarin kanë luftuar ta kenë pronë të tyre që në lashtësi. Dijetarët margaritarin e shtrëngojnë fort në dorë se ja dinë vlerën e çmueshme që ka. Mediokrit dhe budallenjtë e flakin në baltë si një guralec pa vlerë. Fat i madh që është shqiptare. Pushtuesit për të uzurpuar, modifikuar, adaptuar e përvetësuar lavdinë Dodonë kanë bërë rena mjeshtërore që konsiderohen të vërteta. Përpjetë që të zhdukin çdo gjurmë të qytetit prehistorik nuk ja arritën dot se toka e shenjtë i ruante në gji si margaritar dhe flori. Fenomene dhe objekte arkeologjike të zbuluara në tokën e shenjë të stërlashtë provojnë lavdinë, mrekullinë dhe historinë e jashtëzakonshme Dodonë. Themeli pellazgjik është shkëmbi Kamnik që ka hyjnizuar Dodona e largët, perëndi pellazge. Maja e shkëmbit të Larmë është qendra e botës së lashtë. Dodona e largme ish qyteti dhe qytetërimi i vetëm për dhjetra mijra vite deri 3500 vite p.e.re kur filluan të lindnin qytetërimet Antike. Mashtrimi helen është nga fundi i asaj historie. Dodona e largët zanafillën e ka në ngjizje të njerëzimit që hyjnizoi fshatin tim dhe mua më çon shumë larg. Historia e paimagjinueshme shqiptare e errësuar dhe e zbrazur nga thelbi i saj është keqkuptuar dhe hedhur në raft jo vetëm nga autorët modernë të shekullit të 19-të por edhe nga këta të sotmit që i ndërprenë kërkimet arkeologjike në Kamnik pa bërë analiza multidisiplinare, vetëm morën ç’gjetën.
Zbulimet e jashtëzakonshme inventarizohen për përdorim të brendshëm. Lexuesi e ka të vështirë të bindet në vërtetësinë e të lashtëve që theksojnë qytetërimin prehistorik. Furrat origjinale u shkatërruan. Dodona e largme është zbulimi më i lashtë i njerëzimit dhe i pari mbi Dhe në Planet. Publiku i gjerë nuk ka çfarë të shikojë në Kamnik se Dodona është thellë në tokë dhe brenda në shkëmb që përflitet për një qytet të jashtëzakonshëm. Publiku kolonjar ka pakë dijeni për ca poçe të zbuluara në Kamnik. Studiuesit e pellazgjisë, profesoriatet dhe institucionet akademike nuk dinë asgjë. Mediokrit janë të rrezikshëm se pretendojnë që i dinë të gjitha. Unë e zbulova se e studioj Dodonën e largët. Mediokrit mos ma qajnë hallin se këmbët i kam në tokën e shenjtë. Unë jam rritur duke studiuar dhe debatuar mbi të dhëna historike. Njeriu mëson nga shkolla e jeta dhe ca më shumë nga njëri-tjetri. Dodonën e padëgjuar e zbulon dhe e studion një djalë fshati i pa njohur në qarqet akademike. Institucionet e linjës nuk e kuptojnë apo nuk duan të më kuptojnë që flas për zbulimin historik më të lashtë mbi Dhe. Dodona është historia më e madhe ndër më të mëdhatë. Ajo ka marrë vëmendje prej dijetarëve të lashtë që kanë shkruar pa mbarim. Mediokrit nuk më besojnë që ka shumë burime të shkruara. Shkrime nga të lashtët ka shumë dhe të tjera do të ketë. Ato përputhen me zbulimet arkeologjike, simbolet mitologjike, gjurmë, etj në terrenin konkret të cilave u referohem.
Dashamirësit për më shumë dije le të më lexojnë mua apo dhe burimet parësore nga të lashtët kryesisht p. e.re. Bujarinë për tu njohur Dodona Kolonja se kam kursyer për ata që janë hollë në para të marrin dy enciklopeditë. 31 promovimet time shkencore ndiqen në rrjetet sociale nga kuriozët dhe dashamirësit Dodona. Referencat për një botëkuptim më të plotë janë nga eposi i të lashtëve të gërshetuara në terrenin konkret me arkeologjinë. Qëllimi im bujar synon t’i mësohet emri i harruar dhe historia më e lashtë mbi Dhe. Dodona me objekte arkeologjike provohet 50-100 mijë vite të shkuara dhe nga lindja e besimit në 300 mijë vite. Producenti i Open Kinema mjeshtri i përkushtuar Skënder Jaçe rritur në kinematografi, profesionalisht dhe intelektualisht në industrinë e kinemasë kish dijeni për vlerën margaritar Dodonë. Kontributi 51 vjeçar në kinematografi ja ka rritur dhe skalitur dashurinë e diturinë për trashëgiminë e vyer të kulturës shqiptare. Ai u përcjell brezave në Open- Kinema me përkushtim dhe mbështetje e sponsorizim të ambasadës spanjolle. Kthimi kokës mbrapa nga vijmë është busulla orientuese ku do të shkojmë. Kolonja e dëgjuar e përmendur në kohët e vjetra namin e trashëgon nga lavdia e pellazgëve hyjnorë. Hyjnitë e para e kanë origjinën në Dodonën e largme Kamnik Kolonjë ku është ngjizur njerëzimi dhe nis udhën pa mbarim qytetërimi botëror. Kolonjës tonë ja kanë rritur lavdinë patriotët kolonjarë të Rilindjes Kombëtare të cilët me pushkë dhe me penë luftuan për Mëmëdhenë. Katër netët e nxehta 5 – 8 gusht 2024 mjeshtri Skënder Jaçe na dhuroi kënaqësi, aheng e kronika nga trashëgimia kulturore kolonjare. Kronikave të përzgjedhura nga stafi: Masari drejtor Teknik, ing. Adi dhe më i riu prezantuesi Endrit Ahmetaj u mungonin zbulimet arkeologjike në Kamnik më 1968-1970. Ato të riprodhohen vazhdimisht dhe gjerësisht. Trashëgimia kulturore mbrekulluese neolitike shqiptare e zbuluar në Kamnikun Neolitik është e para mbi Dhe. Ajo e çel pavijonin e prehistorisë në Muzeun Historik Kombëtar. Objektet dhe fenomenet arkeologjike nuk janë gjetur asgjëkundi në botë.
Thinjat e bardha flasin për bardhësinë e shpirtit bujar dhe patriotik të mjeshtrit. Nga i dituri e i mençuri ke vetëm të mira. Producenti Skënder Jaçe që kish përzgjedhur plot kronika nga Kolonja dhe Erseka e vlerësoi që duhej ta kish përzgjedhur edhe kronikën e zbulimeve arkeologjike në Kamnik e cila të zërë vendin kryesor në Open Kinema dhe të promovohet gjerësisht në trevat shqip folëse. Ofertën të riprodhonte dhe të promovonte ngado Shqipërisë historinë e jashtëzakonshme të Kamnikut Neolitik e mirëpriti. Ai këmbënguli të promovohej zbulimi historik Dodonë më i lashtë mbi Dhe në Open Kinema nga unë. Do të na dali më bukur ta sjellësh në vëmendjen e brezave të rinj kolonjarë ti që po e studion tërë jetën dhe me këmbëngulje ja ke arritur përfundimit që të mos i ndahesh kurrë. Fillimisht refuzova për modesti por më bindi dhe bëmë shumë mirë. Sheshi Rilindja ku ngrihet madhështor monumenti kushtuar përmbi 133 patriotëve kolonjarë, vepra më ballkanike e skluptorit të popullit Odhise Paskali ishte plot. Kolonja, qyteti e fshatrat dhe shumë të ardhur për klimën që na ka dhuruar perëndia i bëri bashkë Open Kinema që kurrë nuk do të ishin bërë bashkë aq shumë kolonjarë. Lavdia Kolonjë që do të thotë Dodonë shkon shumë larg në prehistori. Ajo u duartrokit fort, por a e konceptojnë dot kolonjarët, leskoviqarët e të gjithë shqiptarët ngado jetojnë madhështinë Dodonë. Histori margaritar hyjnore dhe njerëzore që në prehistori ku lindi edhe feja dhe tempulli më i lashtë mbi Dhe. Jeta e re në planetin tokë mbas Akullimit nisi me paraardhësit tanë që vlerësohen pellazgë hyjnorë. Foton në kopertinë dhe ambientin te Lisi i Mirë ku Ai shenjtëron mjeshtri Jaçe e pëlqeu shumë. Kryeqendra e pellazgëve hyjnorë, Faltorja hierore Dodonë në majë të shkëmbit të Larmë dhe Lisi i Shenjtë, simboli kyç i artë Dodonë nuk ish rastësi të promovohej para kolonjarëve në ditën e pelegrinazhit në Kamnik. Kolonjarët dhe më gjerë Shqipërisë e Maqedoni ta bëjnë traditë të mblidhen më 7 gusht te Lisi i Mirë Kamnik si në lashtësi që mblidheshin nga Pellazgjia çdo ditë të merrnin bekimin e perëndisë Dodonë. Hyjnitë dhe njerëzit më të mëdhenj të kohës prehen në Dodonë. “Zoti ekziston se shpirti është i pavdekshëm”( f.43) “ndonjë që të mos besojë se fotografitë e shpirtrave janë të vërteta, atij s’ke ç’i bën” ( f.48) shprehet F.Engels te D. Natyrës. Perëndia Dodonë është Zoti, Krijuesi i gjithësisë. Ata që nuk më besojnë sot do të binden mot. Botëkuptimi fetar dhe shpirtëror lindi në Dodonë 50-300 mijë vite më parë. Apeloj të mos vini dorë në tokën e shenjtë të stërlashtë në tërë Kamnikun. Kolonja është pëllëmbë e lavdi, pëllëmbë e histori, pëllëmbë e lashtësi. Krahina mban emrin Kolonjë që pagëzohet qyteti Dodonë mbas vitit 1018 e më mbas Kamnik. Dodona është e veçantë, vlerë universale e njerëzimit si kodrinë e hyjnizuar nga perëndia. Dodona shquhet për tempullin më të lashtë mbi Dhe, qendra hyjnore e botës së lashtë dhe e kohëve tona pavarësisht se ish e pazbuluar, fat i madh që është shqiptare. Institucionet që kanë detyrim ligjor të mos e quajnë të përfunduar promovimin Dodonë, i cili duhet intensifikuar. Dituria, shpirti i shenjtë e patriotik është në gen e karakter shqiptar. Premtime për mbështetje kam plot e kot. Zbulimet historike duan kohën e vet të pranohen. Me të taksur nuk prishen institucionet përgjegjëse dhe qeveria që duhet të më financojnë. Promovimi që bënë Open Kinema le të nxisë mediat dhe universitet që të njihet historia Dodonë aq e madhe por edhe komplekse. për tu konceptuar.
Producenti më ftoi ta shoqëroja të promovoja Dodonën dy netët 9 e 10 gusht në Leskovik. Ndarja nga jeta e gocës së xhaxhi Xhaferr Xhaf Kamniku historikut e njohur me tre emrat Bajramie, Violeta dhe Leta ish pengesa për atë shans. Tre emrat e vajzës së ardhur në jetë në fisin Dake më 05 maj 1957 dhe e ndarë nga jeta më 08 gusht 2024 janë të një njeriu të vetëm që punoi me përkushtim infermiere në Dërmar, Barmash e Tiranë në shërbim të shëndetit të popullit që i shëronte me gojën mjaltë dhe e donin e respektonin shumë. Identitetin, mirësitë e karakterin e të paharruarës sonë, Nëna e dy djemve të mrekullueshëm Rigels e Nertil dhe bashkëshortit Dhimitraq Seliman nuk e ndryshojnë as tre emra e tre mbiemra që mban një person i lindur dhe rritur në vendbanimin me tre emrat Dodonë e largme, Kolonjë në Bizant dhe sot Kamnik. Rrënojat në majë të shkëmbit të Larmë, me tre emrat vend i shenjtë, Mekam e kullë roje manastiri janë faltorja më të vjetër, më të parë, tempull më i lashtë mbi Dhe që e kërkojnë historianët. Krijuesi i gjithësisë ose shtysa e parë hyjnore e dialektikës së natyrës dhe shoqërisë njerëzore është vetëm një dhe as dy e as tre. Krijuesi pranohet shkencërisht nga dijetarët e shekullit të 19-të. Ata e quajnë Zoti i vjetër dhe nuk i lënë asnjë vend zotave të rinj. Tre emra Perëndi, Zot e Allah ka edhe Krijuesi. Ai fillimisht quhej Perëndi e largme dhe për rrjedhojë është Dodona e largët, perëndi pellazge që sundon përmbi Dodonë. Perënditë e pastajme janë bija të perëndisë Dodonë, por asnjëra Krijuesi i Gjithësisë. Kënaqësinë që na dhurove mjeshtër shpresoj ta kesh marrë shumëfish nga treva më e lashtë mbi Dhe. Perëndia na ka dhuruar nga shkëmbi hyjnor në Leskovik perla të jashtëzakonshme që nuk i kanë Alpet e Austrisë. Zylyftar Poda, gjenerali më i madh në luftën me gurë lëshonte një gur nga maja e Melesinit dhe zbriste dhjetë ton mbi hordhitë osmane. Reprezaljet e mbështetësve të Zylyftarit janë fundi i shpërbërjes së qytetit të shenjtë prehistorik Dodonë. Shqiptarët së bashku do ta rindërtojmë Dodonën. Mirënjohjen për kënaqësinë që na dhuroi do ta mbyll me thënien e Tij: “Dituria është diell që të verbon”. Dituria është dritë që të hap sytë dhe të çon nga gjumi i rëndë. Drita e diturisë të bën largpamës të shikosh larg nga vijmë dhe të dimë ku do të shkojmë. Libri, kinemaja, filmi dhe e trashëgimia materiale, kulturore dhe shpirtërore që kemi do të ritë të vegjlit tanë me dituri të shenjtë hyjnore, njerëzore dhe shkencore të cilat lindën në Dodonën Kolonjë.
Behari nuk vjen vetëm me një lule. Promovimin që bëri maestro Skënder Jaçe në Kolonjë shpresoj ta vazhdojë në të gjithë Shqipërinë. Promovime duhet të bëjnë QKLL dhe organizma të tjera. Aktin fisnik të producentit e ndjej në vlerësimet dhe interesin për tërheqjen e dy enciklopedive. Dodona kërkon vëmendjen e të gjithë shoqërisë shqiptare. Kineasti Skënder Jaçe le të bëhet shembull për të tjerë. Unë nuk do t’i ndahem promovimit të Dodonës deri sa t’ia arrijmë pranimit të Dodonës së largme në Simpoziume, Konferenca dhe Kongres Ndërkombëtar. Jemi vend i vogël por me historinë më të lashtë mbi Dhe që nuk ku vete më tej historia e njerëzimit. Italianët s’u lanë sy etruskëve pellazgë për të derdhur lot dhe përfundimisht e pranuan stërgjyshërinë e tyre në dy Kongrese. Origjinën e lashtë ata ja u mësojnë brezave të rinj në shkolla që në klasat elementare. Atë të arrijmë edhe ne të bashkuar rreth Dodonës së largme, perëndi pellazge që sundon përmbi qytetin prehistorik të Dodonë. Falënderime pa kufi për të gjithë mbështetësit Dodonë.
