E diel, 20 Prill, 2025

Dita Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, QSHPZH nis fushtën e ndërgjegjësimit, premton mbështetje për personat që jetojnë me këtë sëmundjen kronike

Share

HIV vazhdon të mbetet një problem i madh i Shëndetit Publik në nivel global, duke marrë më shumë se 35 milionë jetë njerëzish deri tani. Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS-it në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

Sa i takon kësaj sëmundje kronike, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me mbështetjen e UNFPA-se dhe IPPF-së, ka nisur fushtën e ndërgjegjësimit në Shqipëri, ndërsa ka premtuar mbështetje për personat që jetojnë me këtë sëmundjen kronike.

“Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me mbështetjen e UNFPA-se dhe IPPF-së, bashkohet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të treguar mbështetjen për personat që jetojnë me HIV. Sesione informuese për të gjithë individët në lidhje me shëndetin seksual riprodhues me anë të një sërë aktivitetesh në shkollën 9-vjeçare 28 Nëntori dhe universitetet në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Gjithashtu me ndihmën e vullnetarëve të Qendrës ‘Po’, u shpërndanë fletëpalosje dhe broshura me informacione të bollshme për format e parandalimit dhe mbrojtjes nga HIV/AIDS. Njohja e statusit të HIV është e vetmja mënyrë për të luftuar HIV/AIDS sot dhe rruga e vetme është përmes testimit për HIV. Të testohemi dhe të promovojmë testimin e hershëm. EQUALIZE! – Së bashku për t’i dhënë fund pabarazive që pengojnë fundin e HIV/AIDS! #HIVADIS #1Dhjetor #DitaBotëroreKundërHIV”, thuhet në njoftimin e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.

Te tjera

Lajme te tjera