E shtunë, 8 Nëntor, 2025

“Dilni nga politika o plehra!”, Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Malltezit: Mbylle gojën! Ti, gruaja jote dhe e gjithë familja jeni arsyeja pse fitoi Rama

Share

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, duke e akuzuar si një ndër shkaqet kryesore të dështimit të opozitës dhe forcimit të mazhorancës së Edi Ramës.

“Po ti mbylle gojën, Abi Malltezi, dhe të hetohesh! Ti, gruaja jote dhe e gjithë familja jeni arsyeja që Rama është në mandatin e katërt, më i fortë dhe më popullor se kurrë. Kjo do të thotë se ai do të fitojë një tjetër në vitin 2029,” shprehet Kokalari në rrjetet sociale.

Sipas saj, qëndrimi i Malltezit dhe figurave të lidhura me familjen Berisha në politikë nuk ka tjetër qëllim përveç mbrojtjes nga hetimet për korrupsion.

“Ju të gjithë duhet të dilni nga politika o plehra njerëz, që nuk kuptoni që po lëndoni çdo shqiptar, sepse ju duhet të mbroni bythën tuaj nga hetimet e mëdha për korrupsion,” shkruan ajo më tej.

Duke reaguar ndaj rezultatit të dobët të së djathtës, Kokalari thekson se qytetarët i kanë refuzuar figurat e vjetra të politikës dhe u bën thirrje të largohen menjëherë.

“Shqiptarët e djathtë ju REFUZUAN të gjithëve, prandaj dilni në dreq dhe na lini të marrim ne në dorë fatet e vendit tonë! Minimumi, na i kurseni dy qindarkat dhe mbaje gojën mbyllur sepse – ASKUSH NUK I INTERESON çfarë keni për të thënë!”, shprehet ajo.

Te tjera

Lajme te tjera