fiskale dhe pajisjes me pasaporta shqiptare për investitorët strategjik të huaj ka alarmuar sërish Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Kryetari i saj, Enio Jaço paralajmëroi se vendi ynë rrezikon të kthehet në një nga qendrat e pastrimit të parave të pista të organizatave kriminale. Sipas tij, korrupsioni dhe pastrimi i parave në nivele shqetësuese në Shqipëri ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve si dhe ka frenuar investimet e huaja.
Jaço: Shqipëria drejt grupit të Iranit, Koresë së Veriut dhe Mianmarit
Në fjalën e tij në një konferencë të hapur dhe për mediat, Jaço shprehu shqetësimin se Shqipëria mbetet ende në zonën e shteteve me nivele të larta të pastrimit të parave dhe krimit ekonomik dhe prej vitesh ende nuk po përmirësohet në këtë drejtim. Ai theksoi se aktualisht vendi ynë ndodhet në “zonën gri” të përcaktuar nga Moneyval (Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit) dhe rrezikon të përfundojë në “zonën e zezë” që përbëhet nga: Mianmari, Irani dhe Koreja e Veriut, të cilat akuzohen për sponsorizim të terrorizmit. Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkoi që autoritetet shtetërore të bashkëpunojnë më shumë me Moneyval në luftën kundër përhapjes së krimit ekonomik (pastrimi i parave, informaliteti, etj). Ai kritikoi ashpër Fondin Monëtar Ndërkombëtar që raporton për ecurinë ekonomike në Shqipëri përderisa ky shtet mbetet në “zonën gri” të Moneyval. “E kuptoj se është bërë progres, por është progres që Moneyval e ka për zakon ta thotë. Por, duhet të jemi të qartë që kemi hyrë në këtë zonë në vitin 2020. U tha se shumë shpejt do të dilnim nga ‘zona gri’, nuk dolëm, vazhdojmë te jemi në ‘zonën gri’. Është problem serioz që duhet të luftojmë të gjithë. Duhet të ketë një bashkëpunim me Moneyval.Ne sugjerojmë që të frenohen politikat që bien ndesh me politikat e Moneyval apo ato të parandalimit të parave të pista. Çdo iniciativë, si amnistia fiskale apo ‘pasaportat e arta’ nuk ndihmojnë në situatën në të cilën është Shqipëria, në ‘zonën gri’.‘Zona e zezë’ janë tre vende: Mianmar, Irani, Kore e Veriut. Nuk besoj se duam të shkojmë në atë shoqëri. Duhet luftë e jashtëzakonshme për informalitetin. Është absurde që FMN detyrohet të bëjë komente për vijimësinë e vendit që qëndron në listën gri të Moneyval”, tha fillimisht kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Pastrimi i parave të pista, Jaço: Tregu i pasigurt, po tkurren investimet e huaja
Jaço renditi dhe pasojat që kanë krijuar në ekonomi pastrimi i parave nga aktivitetet kriminale. Sipas tij, ky është një fenomen i përmasave të mëdha kriminale që ka prekur konsumtaroët, ka reduktuar investimet e huaja. Për shkak të këtyre pasojave serioze, tregu ekonomik në vend është bërë totalisht i pasigurt. “Është terren i mirë për grupet kriminale që operojnë përmes pastrimit të parave. Eshtë krim i përmasave të mëdha, prek punonjësit e bizneseve, i dëmton, disa i nxjerr jashtë loje, ndikon tek konsumatorët. Është negativ për investitorët e huaj. Nëse është një treg i njohur për pastrimin e parave, ështe e kuptueshme se nuk është i përshtatshëm. Kemi tkurrjen e investimeve të huaja dhe infiltrimin ose stimulimin që kanë të bëjnë me pastrimin e parave. Kjo krijon imazhin e një tregu të pasigurt”, deklaroi për dëmet e mëdha që ka shkaktuar aktiviteti i pastrimit të parave në Shqipëri.
Pastrimi i parave në Shqipëri, Jaco: Ka rënë mirëqenia në vend
Jaço shtoi se investimi i parave të krijuara nga aktivitetet kriminale në Shqipëri ka ndikuar jo pak dhe në rritjen e çmimeve të apartamenteve. Kjo situatë ka bërë që dhe mirëqenia ekonomike në Shqipëria të degradojë pasi pagat nuk janë në gjendje të përballojnë kostot e mëdha të jetesës. “Unë do doja që të vendosja vëmendje për këtë çështje, ta shikoni dhe nga aspekti i konsumatorit. Është e prekshme ajo që ndodh me çmimet në Shqipëri, çmimet e apartamenteve janë rritur me përmasa shumë të larta se indeksi i pagave, në mënyrë të pakuptueshme. Nuk besoj se duhet një gjeni për ta kuptuar se pas kësaj lëvizje është pastrimi i parave. Kjo çon në uljen e mirëqënies suaj, është një lëvizje që dua të bëhet publike”, përfundoi fjalën e tij në konferencë kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço.
Dhoma Amerikane e Tregtisë tregon gabimet e qeverisë që mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë: Po i hapni rrugën pastrimit të parave, vendi rrezikon të futet në ‘zonën e zezë’
Share
Te tjera
