Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit që mbulon qytetin e Lushnjës, Lindita Buxheli shprehet e bindur se fermerët janë heronj dhe meritojnë më shumë vëmendje, në një kohë që Shqipëria dhe madje gjithë botë po përballen me krizën e rritjes së çmimeve. Deputetja Buxheli është një ndër zërat më të fuqishëm të fermerëve në Parlament dhe si e tillë ajo çdo ditë takohet me ta, në mënyrë që të dëgjojë nga afër shqetësimit e tyre. Në këtë kontekst, ajo ka barë një bilanc se si paraqitet situata në terren, duke treguara edhe 2 rrugët që duhen ndjekur për subvencionin e grurit në mënyrë që të mos ketë pengesa.
Ja reagimi i plotë i deputetes së PS Lushnjë, Lindita Buxheli:
Java që lamë pas, ishte dedikuar takimit me qytetarët, zgjedhësit tanë. Si deputete e qytetit te Lushnjes që vazhdoj të banoj në qytetin tim, nuk e shoh kete jave si nje axhende te parlamentit, kjo është e përditshme, takohemi cdo dite me pensioniste ,fermere,tregtare ,mjeke e infermier ,degjoj dhe jetoj me hallet dhe problemet e tyre .Si deputete dhe banore njekohesisht une besoj se nuk eshte bere pak ne kete qytet dhe vazhdon te punohet. Mjafton te permend perroin e qytetit te Lushnjes. Historia 30 vjecare e perroit mori fund dite me pare kur filloi puna per rehabilitimin e tij me nje investim kolosal te qeverise shqiptare ,I cili do I japi nje pamje teresisht ndryshe qytetit. Efektet e krizës që ka cenuar ekonominë mbare botërore, padyshim që ndihen çdo ditë edhe nga qytetarët lushnjare. Ndihet tek fermeri që kërkon per blerjen e plehut kimik, por ndihen edhe tek qytetaret e thjeshte ne blerjen e produkteve te perditeshme. Per shkak te krizes globale ,bujqesia merr sot nje rendesi te jashtezakonshme e per me teper ne qytetin e Lushnjes ku per shkak edhe te pozicionit gjeografik sektori I bujqesise eshte me jetiku . Fermerët, janë heronjtë e kësaj kohe, që bejne nje pune te jashtezakonshme per të arritur afatet sezonale të mbjelljes së tokës. Energjia dhe përkushtimi i tyre janë karburanti i ekonomisë shqiptare. Lushnja ,pa dyshim mbetet qendra kryesore e prodhimeve bujqesore. Si 8 mujor jane exportuar nga pika te grumbullimit ne Lushnje rreth 112 mije ton prodhime bujqesore ose me shume se 1 vit me pare transportuar me rreth 6600 kamione dhe tendenca në rritje e exportit bën të mundur edhe çmime favorizues për dorëzuesin e produktit pra per fermeret.
NDERKOHE , rreth 6 mijë fermerë të Bashkive Lushnje e Divjakë kanë aplikuar për skemën e subvencionimit të naftës. Për 5300 prej tyre kanë ardhur kartat për të përfituar naftë falas. Ndërkohë 1500 fermerë të tjerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema mbështetëse e kultivimit të grurit, në masën 30 mijë lekë për hektarë. Edhe këta fermerë që kanë parashikuar të mbjellin rreth 5500 hektarë me grurë do të mbështeten nga skemat e qeverisë.
Doja te ndalesha ne 2 momente te rëndësishme lidhur me subvencionin e grurit
Te shihet mundesia e shmangies se disa procedurave burokratike nga min e bujqësisë ,ne lidhje me faturen e blerjes se fares se grurit si dhe nga njesite administrative proced e dhenies se tokes me qira, sepse con ne deshtim te ketij procesi kaq te rendesishem .
SE DYTI
E kemi ngritur dhe 1 here kete probl dhe do ta ringreme deri sa te gjeje rrugen e zgjidhjes:
Zhvilluam nje takim te perbashket me fermere te lagjes 18 Tetori dhe drejtues te Agjensise se kadastres Lushnje ku problemi qe keta fermeree ngriten dhe qe vazhdimisht kane adresuar ne te gjitha instancat eshte azhornimi I nje pjese te madhe te tokave bujqesore te kesaj zone te qytetit.
Eshte nje zone me nje sip 1600 ha dhe me 1480 familje dhe nga keta vetem 290 familje kane marre aktin e tokes ne pronesi pjesa tjeter presin azhornimin e kesaj zone, gje qe I pengon per legalizimin e banesave , zhvillimin e infrastruktures ,kredimarrje etj
Krahas politikave per zhvillimin e bujqesise ,nje rol kane dhe institucionet qe drejtojne dhe mbikqyrin kete sektor si edhe institucionet kerkimore – shkencore.
Sic dihet Lushnja si zemra e bujqësisë ka pasur nje Institut te kerk bujqme specialist bujq nga me te miret jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere.
Me VKM 515 dt 19.07.2006 eshte marre nje vendim per tu hequr te drejten e kerkimit shkencor institutive dhe per ti lene thjesht ne Qendra te Transfer te Teknologj bujqesore dhe per tja kaluar Universitetit Bujqesor, por nderkohe dihet qe drejtimi kryesor I Universiteteve eshte mesimdhenia .Keto qendra te transfer te teknologj Bujqësise nuk merren me kerkim shkencor por me transferimin e kerkimit nga Universiteti te fermeri.
Por edhe pse nuk e kane detyrim ligjor keto qendra merren me eksperimente shkencore ,por pa pretenduar per kerkime te thelluara shkencore.
Keto arsye qe permendem si dhe mungesa e investimeve ne keto qendra ka bere qe specialist shume te mire te bujqesise te mos kene interes per te punuar ketu.
Sot ne kete qender te transfer te teknologj bujqes kemi mungese specialistesh bujqesie, sepse ne teresi ka mungese te specialisteve te bujqesise. Faleminderit!