Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, ku u zyrtarizua hapja e programit të ri në anglisht “Architecture Sciences for Heritage”, realizuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Barit.
Sinaj e cilësoi këtë një ngjarje historike për universitetin dhe një hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të tij. Ai përgëzoi rektoren, stafin akademik dhe studentët për angazhimin dhe vizionin e treguar në zhvillimin e këtij programi të ri studimor.
Deputeti iu uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë bashkëpunim të ri akademik, që synon forcimin e arsimit të lartë dhe rritjen e mundësive për studentët shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
