Deputeti i PD Lefter Gështenja ka mbledhur në një takim demokratët e degës nr 7 në Tiranë për të nënvizuar nevojën për një bashkim të sinqertë .
Mes demokratëve në Degën 7, folëm mbi nevojën urgjente të bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjithë flasin për bashkim, por askush nuk zbret në terren të dëgjojë realisht zërin e demokratëve.
Shumë shpejt vijnë zgjedhjet lokale dhe nëse vazhdohet kështu përfituesi më i madh është Edi Rama.
Situata në Partinë Demokratike ka vetëm një zgjidhje, një proces gjithëpërfshirës i bazuar në votë dhe meritokraci!