Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se abrogimi i ligjit të luftës është diçka që palët duhet të shkëputen. Në një konferencë të përbashkët me ministren shqiptare Olta Xhaçka, vetë kjo e fundit kërkoi që çështja e hapërsirave detare duhet të jetë shembull për mënyrën se si duhet të trajtojnë edhe çështje të tjera, siç është abrogimi i Ligjit të Luftës apo çështjes së pronave të çamëve. Ndërsa, në përgjigje, Dendias tha se nuk mund të flasin për çështje që nuk ekzistojnë, referuar çamëve. Edhe për Ligjin e Luftës, Dendias u tregua i prerë kur tha se nëse vijohet me këtë kërkesë, Greqi mund të vendosë të tjera çështje që do të ishin në dëm të integrimit tonë në BE.
Pjesë nga prononcimi:
Olta Xhaçka: Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore, siç është nevoja për të abroguar Ligjin e Luftës, apo çështja e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam. Duke ju falënderuar edhe një herë për vizitën, fjala për ju zoti Ministër.
Nikos Dendias: Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi, e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk ekzistojnë pasi do na çojë në pasoja të nivelit të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me intenerarin tuaj në Evropë. Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri por edhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën urë lidhëse mes vendeve, ndaj diskutuam për këto grupe dhe kuptoj mirë çështjen e pensioneve, me shumë njerëz që kanë kontribuar në ekonominë tonë.
Ligji i Luftës është vendosur nga Greqia kundrejt Shqipërisë dhe Italisë pas Luftës së Dytë Botërore sepse vendi ynë, sipas tyre, ndihmoi forcat italiane që të futeshin në kufirin grek. Çamët, i konsiderojnë neonazistë. Pasi u vu ky ligj, të gjithë të akuzuarve për bashkëpunim me Italinë iu sekuestruan pronat dhe u dëbuan.