Bashkimi i sipërfaqeve të tokës ka bërë që fermerët të kenë përfitime më të mëdha, si nga mbështetja e Skemave Kombëtare, ashtu dhe në rritjen e prodhimeve bujqësore e marrjes së vlerës së lartë për produkt.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u ndal sot në Cërrik, ku vizitoi një nga fermerët e kësaj zone.
“Një shembull i mirë si Bajram Xibraku, i cili me vullnet e punë të palodhur ka bërë të mundur që të bashkojë sipërfaqet e tokës, duke besuar se kjo ul barrën e kostove, rrit rendimentin dhe fitimet”, u shpreh ajo.
Ministrja Denaj siguroi se angazhimi i qeverisë për mirëqënien e secilit fermer do të jetë maksimal.
“Ndaj theksojmë fort që bashkimi i interesave të operatorëve bujqësorë, do të mundësojë dhe rritjen e aplikimit të protokolleve të sigurisë për prodhimin dhe cilësisë së produktit për konumatorin”, deklaroi Denaj.