E diel, 20 Prill, 2025

Debati/ Tabaku: Vlera e kontratave 430 mln euro. Rama: Seriozisht e keni që kam vjedhur lekët deri në 2050-ën? Paturpësi! S’duhet t’ju zëri gjumi natën

Share

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku bëri llogaritë, duke nxjerrë në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët. Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë  e tillë është për pastrimin deri në 2027, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.

Rama: Mos e ngatërro me Isain, me kë është, me Foltoren?

Tabaku: Po bëni muhabete mikrofon ndezur.

Rama: Mos më thoni që janë vjedhur lekët deri në 2050-ën.

Tabaku. Po…!

Rama: Cfarë llogarie po bën tani?

Tabaku: 24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro… qetësohu

Rama: Seriozisht?!

Tabaku: Ule zërin. Edhe 10 milionë Durrësi e bëjnë më shumë vlerën. Shqetësimi në këtë rast është që këto kompani paguajnë veten, paguajnë sheqerin dhe orizin.

Rama: A e kupton cfarë po thua?

Tabaku: Janë para që do dalin nga buxheti i shtetit. Sot nëse shqiptarët qeshin, qeshin me sjelljen tënde. A ka mudësi të lutem.

Rama: Paratë që janë paguar për të pastruar Tiranën deri në 2047 po i thua shqiptarëve që janë vjedhur

Tabaku: Nuk besoj se ndokush mund të qeshë…

Rama: Po qesh çdo shqiptar kur sheh këtë që po ndodh. Ky është niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Kur ia bëni këtë një popull të tërë. 430 milionë euro? Kjo është poshtërsi në raport me popullin shqiptar. Bëj pyetjen

Tabaku: Këto kontrata publike zbatimi është duke ceduar dhe shteti shqiptar duhet të mos i bëjë pagesat e këtyre kontratave. Duhej të kishte nisur hetimi dhe ndalimi i këtyre pagesave që kanë ndodhur sot deri në 100 milionë euro e do vazhdojnë deri në 430 mln euro.

Rama: Kjo ccmenduri është normale për Lulzim Bashën dhe jo për ty. Një forcë politike arrin në pikën që bën këtë kërshillëk dhe zhvillon një proces numërimi me 2 mijë karrige dhe miraton një votim me 5 mijë veta, të gjitha shifrat e tjera janë të diksutueshme edhe po të jenë të vërteta. Ju thoni u vodhën leket deri në 2047-tën.
Niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Atë me karrige gjeni dhe e bëni, por kur ia bëni këtij një populli të tërë ju nuk duhet t’ju zëri gjumi natën për poshtërsinë që përfaqëson kjo skemë.

Te tjera

Lajme te tjera