E martë, 24 Nëntor, 2026

Champions League/ Bajerni kthehet dominues, përmbysje e madhe ndaj Lacios, Mbape “merr për dore” PSG në çerekfinale

Share

Bajerni “hedh knock out” Lacion dhe kualifikohet në çerekfinalet e Champions League. Bavarezët kanë mposhtur dje me rezultatin e pastër 3-0 bardhekaltërit dhe ka bërë që të harrohet humbja 0-1 në ndeshjen e parë.

Kampionët e Gjermanisë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 39. Ishte Herri Kejn që ndëshkoi italianët. Në minutën e 47, De Ligt goditi fuqishëm topin nga distanca, por Myler e preku pak me kokë sa për t’i hequr emrin në listën e shënuesve të sfidës.

Lacio u dorëzua totalisht dhe në minutën e 66 ishte përsëri Herri Kejn që realizoi golin e tretë dhe dopietën e tij personale.

Në ndeshjen tjetër, PSG ka mposhtur me rezultatin 0-2  Real Sociedadin. Kilian Mbape i dha avantazhin francezëve me golin e realizuar në minutën e 15.

Në minutën e 56, ishte përsëri Kilian Mbape, i cili ndëshkoi spanjollët. Sulmuesi francez u nis si rrufe pas shpinës së mbrojtjes dhe duke u futur në zonë mashtroi sikur do godiste në krahun e majtë të portierit, por më pas e ktheu te shtylla e djathtë duke e befasuar.

Ajo që ka marrë vëmendjen te goli i parë i Mbape është fakti se gjuajtja e francezit ishte aq e fortë sa që grisi rrjetën e portës së Sociedadit.

Mbape po shkëlqen këtë edicion të garave në Ligën e Kampionëve, teksa në tetë ndeshje ai ka shënuar gjashtë gola.

Te tjera

Lajme te tjera