E mërkurë, 23 Shtator, 2026

Çfarë ndodhi mbrëmë në Big Brother VIP? Tre banorë futen në “BURG”, ja kush u largua nga gara dhe cilët janë dy konkurrentë e ri

Share

Këngëtarja Lore ishte e eliminuara e radhës nga ‘’Big Brother VIP Albania 5’’, ku pas një votimi mes saj, Angelos, Gretës, Kejisit dhe Kristit, ajo ishte më pak e preferuar.

Pasi doli nga ‘’BBVIP’’, Lore tha se ka menduar se eksperienca e saj në shtëpi do të zgjaste më shumë, teksa tha se ka pasur një marrëdhënie të mirë më Mirin.

Mendoja që do zgjaste më shumë të them të drejtën, por e di që karakteri im do pak kohë që të shfaqet. Pata një marrëdhënie shumë të mirë me Mirin sepse e njihja edhe nga jashtë, protagonizmi i tij ndoshta nga jashtë është lexuar pastaj sikur unë jam në një aleancë, por un isha në linjën time dhe jam e sigurt me veten me këtë”, tha Lore.

Ndërsa publiku zgjodhi Selin, Miri dhe Kristi si banorët më të pëlqyer. Po ashtu kishte edhe dy hyrje të reja, teksa Aleksandra dhe Artan Kola iu bashkuan garës.

Të nominuarit e radhës janë Angelo, Iliri, Kejsi dhe Greta, të cilët do të bashkohen në Akuarium së bashku me dy hyrjet e reja.

Por “Vëllai i Madh” ka marrë edhe një masë ndëshkimi për tre banorë, ku Kristi, Brikena dhe Flori do të futen me radhë në burgun e Big Brother.

Te tjera

Lajme te tjera