Drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), Elona Gjebrea mori pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare: “Popullsia dhe Zhvillimi: Sigurimi i të drejtave dhe zgjedhjeve” (ICPD 30), në selinë e OKB-së në Gjenevë, organizuar nga UNFPA dhe UNECE. Përmes një statusi në rrjete sociale zonja Gjebrea zbulon detaje nga konferenca.
Ja postimi i plotë i zonjës Gjebrea:
Konferenca Rajonale për ICPD30 që po mbahet në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, po rishikon progresin e bërë në vendet e UNECE, për sa i takon dinamikave për çështjet e popullsisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, shëndetin riprodhues, përfshirja sociale dhe pabarazitë në lidhje dhe me Agjendën SD 2030.
Shqipëria u përfaqësua denjësisht me një delegacion që përfshin përfaqësues të qeverisë, parlament, shoqëri civile, organizata ndërkombëtare si UNFPA si mbështetësja kryesore të çështjeve te lidhura me ICPD dhe të kësaj konference të rëndësishme.
Diskutime, reflektime, nevoja për politika më të mira, dialog dhe përfshirje të të gjitha niveleve të politikës qenë baza e kësaj konference.
Reflektim për të kujtuar që akoma progresi i bërë nuk tejkalon nevojat për ndërhyrje. Sikurse D. Roosevelt thotë:
To test our progress is not whether we add more to the abundance of those who have much: it is whether we provide enough for those who have too little!
