E martë, 24 Nëntor, 2026

Çështja “McGonigal” kthehet në “gjueti shtrigash”, ja si elementë të caktuar në Tiranë po përdorin skandalin e ish-agjentit të FBI për të përbaltur biznesmenët shqiptarë

Share

Nga Rigels Seliman


Edhe pse e gjithë politika shqiptare është e zhytur në skandalin “McGonigal”, kjo çështje duket se është kthyer në “gjueti shtrigash” veçanërisht në Tiranë, ku secili e interpreton këtëmegaaferë sipas oreksit që i vjen dhe interes të tij. Kryeministri Edi Rama padyshim është ai i cili është zhytur deri në fyt nëçështjen e ish-agjentit të FBI, por duket se të përfshirë janë edhe Sali Berisha me Ilir Metën. Por sikur të mosmjaftonte kjo, nëShqipëri dhe përtej saj zien debati, ndërkohë qëelementë të caktuar në Tiranë po përdorin skandalin e ish-agjentit të FBI për të përbaltur biznesmenët shqiptarë. Në disa media shqiptare ështëpublikuar dje një artikull i medias amerikane “Ëashington Examiner”, teksa mes të tjerash në material shkruhet se si ish-agjenti McGonigal shantazhoi biznesmenët në Tiranë me sanksione dhe në këmbim u mori 30 milionë dollarë. “Ëashington Examiner” ndër të tjera shkruan se zbuluar se McGonigal ka shantazhuar disa biznesmenë shqiptarë, duke u thënë se do të sanksionohen nga SHBA dhe do të vendosen në listën e zezë.Sipas “Ëashington Examiner”, McGonigal u ka marrë këtyre biznesmenëve 30 milionë euro.Po ashtu, artikulli shkruan se: “Burimet më thonë se McGonigal tronditi një biznesmen, për 12 milionë euro, me vlerë afro 15 milionë dollarë në 2017. Me sa duket, McGonigal u përpoq të merrte ryshfet edhe nga një biznesmen kryesor shqiptar, në një mënyrë të ngjashme. Burimet ballkanike thonë se përfitimi i McGonigal nga kjo tronditje ishte rreth 30 milionë euro, por me sa duket kjo ishte e ndarë me partnerin e tij shqiptar”. Por edhe pse ky në vetvete përbën një skandal, fakti është se media “Ëashington Examiner”, nuk përmend asnjë emër biznesmenësh, çka tregon se jemi përballë një furtunë mediatike që krijon tymnaja për interesa të elementë të caktuar në Tiranë. Pra duket qartë se çështja “McGonigal” është kthyer në “gjueti shtrigash” kundër biznesmenëve të njohur shqiptar, ku në finale synohet përbaltja e tyre.

Te tjera

Lajme te tjera