Deputeti socialist Erion Braçe vijon të reagojë për shqetësimet që lidhen me bujqësinë dhe mbështetjen e fermerëve me naftë.
Me anë të një reagimi në Instagram, ka thumbuar qeverinë duke thënë se e hëna është ditë pune, pavarësisht se administrata e ka pushim prej festës së Pashkëve Ortodokse.
Braçe thotë i kanë dërguar një mesazh dy djem që janë në punë dhe kanë nevojë për naftë në mënyrë që të korrin jonxhën dhe misrin. Deputeti socialist thotë se duhet naftë dhe ujë për vaditje në mënyrë që halli i bujqve për të mbjellat të mos kthehet në krizë për ushqime.
Nuk harroi të përmendë pretendimet se do t’i marrë postin Frida Krifcës, duke thënë se “i bini daulles”, por shton se ka që në janar që ka ngritur këtë shqetësim për naftën.
Postimi i plotë
ESHTE E HENE, DITE PUNE APO JO?! Bujqesia kerkon NAFTEN dhe UJIN PER VADITJE!
Sot ne mengjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshte te 30-ave qe merren me BUJQESI ne Cerme Sektor/DIVJAKE, jane ne pune, ne fushat e Terbufit; Te dy kishin nje hall; NAFTEN PER MEKANIKEN BUJQESORE! PO VONOHET-klithin.
Misri po deshton per mbirje-ka 10 dite i mbjelle, nga thatesira e nevoja jetike per uje; na duhet nafta per pompat; Erdhi vakti te korrim jonxhat e na duhet nafta per mekaniken; Shkurt e qarte, kaq.
Aaaaa po, eshte edhe ky rresht: NA SHIH PAK NE NE TERBUF PER NAFTEN SE EDHE 7 DJEM TE RINJ KANE MBETUR QE MBJELLIN TOKA! Kam qe javen e pare te janarit qe u flas e flas per naften dhe ujin;
Ju nje daulle: Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides!
500 tone nafte e shperndare eshte nje gote me uje ne fushat e Myzeqese! Nxirrini nga halli i BUROKRACISE E PAAFTESISE bujqit qe HALLI I TYRE MOS KTHEHET SHPEJT HALLI I USHQIMIT TE GJITHE SHQIPERISE!