E diel, 20 Prill, 2025

Braçe sulmon Ministrinë e Bujqësisë se ka braktisur fermerët dhe nuk po i subvencionon, bizneset akuzojnë Krifcën se nuk i ka kompensuar për gripin e shpendëve

Share

Deputeti i PS Erion Braçe, ka shtuar sulmet ndaj Ministrisë së Bujqësisë. Ai ka akuzuar ministrinë për vonesa me shpërndarjen e subvencioneve për naftën ndaj fermerëve. Po ashtu, deputeti akuzoi edhe pikat e grumbullimit në Divjakë, se prej ditësh nuk marrin prodhimet bujqësore të fermerëve, për t’i detyruar prodhuesit që të ulin çmimet. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i bëri akuza të forta qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, në lidhje me situatën ku ndodhen fermerët dhe shitja e prodhimit të tyre. Braçe u shpreh, se pikat e grumbullimit në Divjakë dhe në të gjithë zonën e Lushnjës prej ditësh nuk po grumbullojnë prodhime bujqësore. Sipas tij, kjo është një lojë që bëjnë grumbulluesit, me qëllim që të ulin çmimin e prodhimeve bujqësore që grumbullojnë, dhe më pas t’i shesin ato me çmim të lartë në Tiranë.

“E gjitha ajo që është duke ndodhur në tregun e Lushnjes sot është lojë e qartë dhe e pastër e grumbulluesit, të cilët kanë dy ose tre ditë që nuk grumbullojnë mall pikërisht për të bërë këtë lojën e uljes së çmimit”, tha ai. Braçe kritikojë Ministrinë e Bujqësisë, për vonesat e shpërndarjes së kartave të subvencionimit të karburantit për fermerët.“Një problematik tjetër që kemi është edhe dhënia e mbështetjes buxhetore qoftë për naftën qoftë edhe për masat e tjera mbështetëse”, tha ai. Deputeti socialist ngriti dyshime në lidhje me mënyrën se si po vendosen çmimet e karburantit nga Bordi i Transparencës. Erion Braçe ka qenë kritik ndaj Bordit të Transparencës.“Ka rënë çmimi i naftës së përpunuar, por ajo që mua më shqetëson është funksionimi i tregut të brendshëm dhe kjo po ndodh këto javët e fundit”, tha ai.

Fermerët akuza ndaj Ministrisë së Bujqësisë

Ndërkohë, të tjera sulme ndaj Ministrisë së Bujqësisë janë bërë edhe nga fermerët. Ata kanë akuzuar ministrinë se nuk ka kompensuar për gripin e shpendëve. Dje dy kompani në Durrës të cilat merrem me rritjen e shpendëve kanë kërkuar dëmshpërblim, pasi shprehen se ata i kanë asgjësuar vetë pulat. Ata thonë se kanë vepruan ashtu siç kërkuan institucionet përgjegjëse, duke bërë eliminimin e shpendëve të prekura sipas protokolleve veterinare në fuqi, por ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare për kompensimin e dëmit të shkaktuar. Kryetari i shoqatës së shpendërritësve, Edmond Mara shprehet se këto kompani vijojnë të jenë të rrezikuara.

“Jemi këtu në emër të dy kompanive, AIBA dhe Haig Company në praninë edhe të drejtuesit të Shoqatës së Shpendërritësve, z. Edmond Mara. Jemi para jush sot për të denoncuar një qëndrim tërësisht të kundërligjshëm të qeverisë tonë. Në muajin Mars të këtij viti, kompanitë e rritjes së shpendëve për prodhim vezësh, u goditën rëndë nga sëmundja e Influencës Aviare, si pasojë e të cilës ngordhën apo u asgjësuan qindra mijëra krerë pula. Pati biznese që nuk pritën bashkëpunimin me autoritetet qeveritare, por vepruan duke groposur, jashtë çdo mase mbrojtëse dhe në mënyrë primitive, shpendët e ngordhura. Ndërkohë nuk ka ende një përgjigje zyrtare për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga asgjësimi dhe ngrodhja e pulave”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera