E martë, 29 Shtator, 2026

BOTËRORI 2026: Lista e plotë e 26 kombëtareve të eliminuara

Share

Nga 48 kombëtaret që po marrin pjesë në Kupën e Botës 2026, tashmë 26 janë eliminuar pas përfundimit të fazës së grupeve dhe ndeshjeve të 1/16-ve, shkruan BBC.

Nga 16 ekipet e para që u eliminuan nga gara, 12 përfunduan në vendin e fundit të grupeve të tyre.

Në këtë grup bëjnë pjesë: Çekia, Katari, Haiti, Turqia, Kuraçao, Tunizia, Zelanda e Re, Arabia Saudite, Iraku, Jordania, Uzbekistani dhe Panamaja – të gjitha përfunduan të katërtat në grupet e tyre.

Ndërkohë, Irani, Koreja e Jugut, Skocia dhe Uruguai u eliminuan si katër ekipet e vendit të tretë, me rezultatet më të dobëta në fazën e grupeve.

Në fazën e eliminimit direkt (1/16), janë eliminuar gjithashtu: Afrika e Jugut, Japonia, Gjermania, Holanda, Bregu i Fildishtë, Suedia, Ekuadori, DR Kongo, Senegali dhe Bosnjë-Hercegovina.

Lista e plotë e skuadrave të eliminuara:

  • Turqia
  • Haiti
  • Zelanda e Re
  • Tunizia
  • Jordania
  • Panama
  • Katari
  • Çekia
  • Kuraçao
  • Arabia Saudite
  • Iraku
  • Uzbekistani
  • Irani
  • Koreja e Jugut
  • Skocia
  • Uruguai
  • Afrika e Jugut
  • Japonia
  • Gjermania
  • Holanda
  • Bregu i Fildishtë
  • Suedia
  • Ekuadori
  • DR Kongo
  • Senegali
  • Bosnjë-Hercegovina

Te tjera

Lajme te tjera