Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, tha dje se investimet nga SHBA në Shqipëri janë trefishuar gjatë viteve të fundit.
Sipas tij, Shqipëria ka potencial të madh në fushën e energjisë së rinovueshme, që ndihmon dhe në mbrojtjen e planetit.
“Sot diskutuam edhe për mënyrat për të forcuar tregtinë dhe investimet tona dypalëshe. Veçanërisht është e rëndësishme të theksojmë, që janë trefishuar që nga 2019-ta investimet e SHBA në Shqipëri. Kjo do të vazhdojë dhe klima e biznesit do të përmirësohet. Ne shikojmë se si ka potenciale të mëdha për të diversifikuar burimet shqiptare të energjisë, për të ndihmuar planetin tonë të përbashkët dhe për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse përmes ndihmës me hidroenergji, burimeve eolike dhe diellore”, tha Blinken.
