Nga Trimi dhe e bukura
Vizita e Bill Klinton në Tiranë dhe trumpetimi i bërë nga makina propagandistike e Edi Ramës u kthye në një kopje të shëmtuar të filmit “Koncert në vitin 1936”. Në një ambient të kufizuar para kryeministrisë, e mbushur me obortarë të rilindjes, me një skenografi fshatareske dhe megallomani bejlereske, na u shfaq një komedi me dy personazhe. Bill Klinton dhe Edi Rama.about:blank
I pari si ish president i SHBA dhe drejtues i një OJF.
I dyti kryeministër në detyrë që kërkon me çdo kusht një amerikan në oborrin e tij, pasi nuk denjon ta vizitojë kërkush.
Bill Klinton ka si qëllim mbledhjen e fondeve dhe padyshim që në qëllim të misionit të tij fisnik realizon çdo aktivitet në funksion të OJF që drejton në shkëmbm të shpërblimit monetar.
Paria e vendit ne komedinë Rama-Klinton
Vizita e Bill Klinton vjen në në moment shumë të vështirë për Edi Ramën. Kryeministri shqiptar po përballet me një embargo nga shteti amerikan, i cili e ka izoluar totalisht dhe i ka ndërprerë të gjitha portat e komunikimit me të. Prej kohësh në Shqipëri nuk shkel asnjë zyrtar i lartë i SHBA. about:blank
Për rreth gati 2 vite kryeministri i Shqipërisë ka pasur raporte të ngrira me ambasadoren amerikane dhe ambasadën, ku midis palëve nuk kanë munguar akuzat e ndërsjellta midis tyre. Armiqësia e dyshes Kim-Rama nuk u zbut deri ditë e fundit të largimit të saj përfaqësuesja amerikane nuk pranoi ti jepte takimin e lamtumirës duke mos pranuar ta takojë edhe pse i takoi funksionarët e lartë nga ministra, zvkryeministra dhe stafin kryeministror.
Nga dhjetori i 2021, ku mori dekoratën me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton, Edi Rama nuk ka shkelur në SHBA, gjë që konfirmon një ngrirje dhe mexo nongrata për kryeministrin shiptar.
Në këtë situatë izolimi vizita e Bill Kliton ishte një melhem për rregullim imazhi në ambientin lokal duke e shitur si një vizitë të një personazhi të fuqishëm të SHBA, i cili gëzon një popullaritet të padiskutueshëm në trojet shqiptare.
Përveç situatës problematike që ka me SHBA dhe krizës korruptive që i ka plasur brenda qeverisë me arrestimet e ditëve të fundit, kryemistri shqiptar u mundua të shesë një vizitë të Klintonit si një dhuratë për mbylljen e halleve të tij.
Vizita e Bill Klinton dhe fjalimi i tij zbardhën edhe pjesën tjetër të qëllimit të saj.
Në fjalimin e tij, ish presidenti amerikan shpalosi akuzat e tij kundër Albin Kurtit duke plotësuar pjesën tjetër të rebusit të kësaj vizite. Deklarata e mysafirit amerikan kundër Albin Kurtin, për gabimin e bërë me zgjedhjet e zhvilluara në komunat serbe në veri të Kosovës, konfirmoi qartazi qëllimin kryesor të kësaj vizite. Nëpërmjet gojës së Klinton, Edi Rama sulmoi Albin Kurtin në një mënyrë shumë diabolike, duke i vënë në oponëncë të plotë njeriun më të dashur të kosovarëve.
Vizita e Klinton ishte një shou propagandistik i ndërmarrë nga Edi Rama me Aleks Soros, një aksion pa asnjë vlerë për shtetin dhe taksapaguesin shqiptar. Një makinë e tërë shtetërore në dispozicion të një pensionisti relike të një kohe të shkuar, por që gjithë vlerën e tij e ka te historia jo te roli i tij aktual. Kush është përfitimi për shqiptarët në rastin konkret. Asgjë, veç një visibiliteti live të një ish presidenti dhe një orgazmim pa sens të kryeminstrit shqiptar që na shiti “sapunin Duru për djathë”.
Ish presidenti Bill Klinton do mbahet mend nga ky monent te shqiptarët për tre gjëra. Çlirimin e Kosovës, gojoren e Levinskit, dhe qokën për të sulmuar Albin Kurtin për interes të Edi Ramës.
Gjithçka tjetër ishte fragment i shkëputur nga “Koncert në vitin 1936”, me një shfaqje mediokre nga Edvin Beu me çingijet e tij.
