E martë, 20 Maj, 2025

Beteja mes grave të PS në Qarkun Korçë, Vinjola Rota kalon me sprint Eni Zaken dhe Besa Spahon, të gjithë sytë nga 11 maji, zbardhet sondazhi “The Times of Albania”

Share

Gazetarët e “The Times of Albania” udhëtuan këtë javë në Qarkun e Korçës për të parë nga afër dinamikën politike që po përgatit terrenin për zgjedhjet e 11 majit. Aty, beteja mes tre grave brenda Partisë Socialiste – Vinjola Rota, Eni Zake dhe Besa Spaho duket se ka marrë ngjyrime intense, por është Rota ajo që ka dalë fituese në sondazhet e terrenit.

Në qytetin e Korçës dhe në fshatrat përreth, banorët shprehen me entuziazëm për modelin e ri të lidershipit që përfaqëson Vinjola Rota. “Ajo ka qenë gjithmonë me ne, duke dëgjuar problemet tona dhe duke sjellë ide konkrete për zgjidhje,” thotë Adela nga qyteti i Korçës lagjia 10. “Me një fjalë të thjeshtë, ajo është një nga ne” – shton më tej 56-vjeçari Agroni, bujk nga Voskopojë.

Një tjetër qytetare, Ermira, banore e fshatit Dardhë, vë në dukje energjinë e re që ka sjellë Rota: “Në 20 vjet jetë politike nuk kam parë dikë kaq të përkushtuar për arsimin dhe kulturën tonë lokale. Ajo tha se do të ringrejë bibliotekën e fshatit, dhe kjo na bindi menjëherë.”

Fusha elektorale ka qenë e ngarkuar edhe me takime të vogla, ku Rota ka zgjedhur të flasë nga strehëzat e fshatit, tregjet lokale dhe palestrat e komunitetit. Madje, disa gra të reja të të intervistuara në qytetet si Pogradeci dhe Bilishti, e cilësojnë zonjën Rota si “inspirim” për gjeneratën e ardhshme të politikës.

Edhe sondazhet e rrjetit social “ The Times of Albania” janë në favor të Rotës, me 50% mbështetje, ndërsa Zaka dhe Spaho luhaten rreth 30% dhe 20%. “Ka diçka tek ajo që na bën të mendojmë se fitorja është e sigurt,” thotë Elda, studente pranë Universitetit “Fan S. Noli”.

Ndërkohë në fund të reportazhit, qytetarët insistojnë se vota e 11 majit nuk është vetëm për një emër, por për një stil të ri qeverisjeje. “Duam politikë shërbimi, jo pushtet për pushtet,” përmbledh argumentin e shumicës një fermer i ri nga Leskoviku, duke shtrënguar dorën e gazetarëve të The Times of Albania.

Megjithatë e gjithë kjo dhe kur jemi vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, tregon se zonja Vinjola Rota ka sprintuar përpara, dhe pse pjesa më e rëndësishme e garës është ende për t’u luajtur. Nëse ajo do të mbajë ritmin, 11 maji mund t’i sjellë një fitore historike – jo vetëm për zonjën Rota, por edhe për modelin e ri politik që ajo përfaqëson.

Te tjera

Lajme te tjera