E hënë, 20 Janar, 2025

Berisha reagon sërish për deklaratën e Yuri Kim: Shkeli parimet e demokracisë, besimi tek Amerika nuk lëkundet

Share

Ish-lideri i demokratëve Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ish-të persekutuarit në qytetin e Shkodrës. Ai foli sërish për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, pas deklaratës së djeshme që bëri kryediplomatja, e cila shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.

Berisha u shpreh se me atë deklaratë u shkelën rregullat dhe parimet e demokracisë. Ai shtoi se kjo nuk do të lëkundë besimin e demokratëve në vlerat e Amerikës.

Berisha u shpreh se mbajtja e primareve për zgjedhjet e pjesshme vendore ishte pikënisja e këtyre vlerave.

“Në këtë betejë duhet të kemi besim te forca jonë. Nuk po ndalem në thirrjet e gurvenatores që flet dhe më kujton partinë e Friman. Vinte na thoshte në fjalim që demokracia juaj është ideale.

Kjo jo vetëm shkel rregulla por edhe parimet më themelore të lirisë dhe demokracisë. Ne do dimë të dallojmë qëllimet absurd dhe asgjë nuk do lëkundë besimin tonë në vlerat e Amerikës.

Fillimi me primaret është një model i tyre dhe ketë model ne do ta çojmë edhe më tutje. Ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit që jeni AND-ja e Partisë Demokratike”, tha Berisha

Te tjera

Lajme te tjera